UNICEF: Fëmijët rom, me të diskriminuarit në shkolla
TIRANE – Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi duhet së pari të njihet dhe implementohet nga institucionet arsimore si një domosdoshmëri, për t’i prerë rrugën çdo abuzimi të mundshëm që rëndon direkt mbi fëmijët.
Ky ishte qëllimi i një seminari njëditor, organizuar në bashkëpunim me UNICEF, në Tiranë. Sipas UNICEF-it, fëmijët rom vazhdojnë të mbeten me të diskriminuarit nëpër shkolla, megjithëse ka një ligj që duhet t’i mbrojë ata
“Drejtuesit e institucioneve arsimore, me ligjin antidiskriminim konsiderohen si komisionerë në miniaturë, sepse kanë procedura shqyrtimi, procedura pranimi të ankesave dhe për shqyrtimin e tyre”, -deklaroi komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi, Irma Baraku.
(er.nu/news24/BalkanWeb)