E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ministri polak i Sporteve dënohet për korrupsion

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citoi verdiktin e gjykatës rajonale të Varshavës.

Sipas vendimit të shpallur nga gjykatësja, Eva Groshouska-Szmitkouska, ish-ministri i qeverisë së mëparshme konservatore të kryeministrit, Jaroslav Kaczynski, aktualisht kreu i opozitës së djathtë, Tomasz Lipieç, 41-vjeç, do të ndalohet për 10 vjet nga funksionet në administratën publike.

Paradoksalisht, Lipieç, ish-atlet specialist në ecje sportive, ishte ngarkuar në atë kohë nga kryeministri Kaczynski për të luftuar në mënyrë specifike kundër korrupsion në sport dhe veçanërisht në futbollin profesionist polak.

Ai u shkarkua nga funksionet e tij në korrik të vitit 2007, pas arrestimit nën akuzën e korrupsionit të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

                                                                                             2012-04-18 09:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›