Zbulime te pakendshme Frankfurter Allgemeine Zeitung per 21 Janarin

Hetimet e kryeprokurores Ina Rama qe drejtoheshin nga njera ane kunder atyre forcave te sigurise qe kishin qelluar nga ana tjeter kunder organizatoreve te protestave u penguan qe ne fillim. Kur nje stacion televiziv tregoi nje video ne te cilen shihej se si nje punonjes i forcave te sigurise qellonte nje demonstrues nga oborri i kryeministrise kryeprokurorja leshoi urdherarresti kunder gjashte komandanteve te gardes pergjegjese per sigurine e kryeministrit.
Por me urdher te Ministrise se Brendshme policia e bojkotoi urdherin. Me veprimet e saj tha Berisha Ina Rama rrezikon mbrojtjen e rendit kushtetutes. Ajo vete eshte e perfshire ne nje komplot te cilin e ka nxitur Edi Rama per te rrezuar qeverine. Kur presidenti Bamir Topi u shpreh per hetimin e ngjarjeve nen drejtimin e kryeprokurores Berisha e akuzoi edhe ate per pucizem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeprokurorja Ina Rama
Ndihma nga FBI-ja
Nen presionin e Uashingtonit dhe Brukselit Berisha pranoi me ne fund ndjekjen penale te gjashte oficereve. Ina Rama kerkoi ndihma nga FBI-ja mjeke ligjore dhe specialiste te balistikes mberriten ne Tirane. Kryeprokurorja kishte frike se rezultatet e hetimeve te saj mund te kundershtoheshin ne qofte se nuk konfirmoheshin nga eksperte neutrale nderkombetare.
Javen e kaluar zonja Rama paraqiti rezultatet paraprake te hetimeve. Provat balistike te FBI treguan se njeri nga demonstruesit ishte vrare me armen qe i perket Ndrea Prendit komandantit te Gardes se Republikes. Per tu mbrojtur Prendi e nderroi tyten e armes se tij me ate te shoferit kunder te cilit gjithashtu zhvillohen hetime ne lidhje me te shtenat vdekjeprurese. Gjithashtu kryeprokurorja kerkoi arrestimin e Armando Kasajt shefit te sherbimit kompjuterik te kryeministrise. Hetimet e FBI kishin treguar qarte se Kasaj i kishte fshire filmimet e kameras se vezhgimit qe naten e 22 janarit 2011 ne server. Prokurorise sekretari i pergjithshem i Keshillit te Ministrave iu pergjigj se nuk ka patur filmime sepse kamerat kishin kohe qe nuk funksiononin. Ekziston dyshimi se deshmite per nje krim shteteror jane zhdukur me qellim nga qeveria.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lideri i opozites Edi Rama
Presion edhe nga opozita
Kodi shqiptar i procedures penale parashikon paraburgim per krime te renda penale. Megjithate Prendi shoferi i tij dhe Kasaj u liruan nga nje gjykates ne arrest shtepie. Kunder kesaj prokuroria ka paraqitur ankese. Berisha akuzon per grusht shteti. Ai njoftoi se nje hetim tjeter per incidentet do te kryhet ne qofte se zonja Rama do te zevendesohet me nje kryeprokuror te ri. Atehere ai Berisha do ti arrestoje ate presidentin Topi dhe te gjithe pucistet e tjere.
....Zonja Rama gjendet ne te njejten kohe edhe nen trysnine e Edi Rames kryetarit te partise socialiste per shume vite kryetar i bashkise se Tiranes. Edhe per kerkimin e organizatoreve te trazirave thote kryeprokurorja policia ka dhene pak ndihme. Duke u mbeshtetur ne hetimet e zyres se saj ajo ka kerkuar tani heqjen e imunitetit te tre deputeteve te Partise Socialiste per te cilet dyshon se kane nxitur trazirat. Edi Rama e akuzoi ate ne nje leter te hapur se po le pa prekur pergjegjesit e vertete te masakres sipas mendimit te tij Sali Berishen dhe Lulzim Bashen ish minister i Brendshem dhe kryetar i aktual i Bashkise se Tiranes dhe po perndjek deputete te opozites.
Autor Pjese nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi