E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punën komisioni kundër Kreshnik Spahiut

Kreu i këtij komisioni, deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se do të shqyrtohen të gjitha faktet që implikojnë Spahiun në përdorimin e funksionit të tij për qëllime politike.

“Ky komision është shembull për funksionimin e komisioneve. Objekti i komisionit është verifikimi i fakteve dhe provave”, deklaroi Alibejaj, teksa i bëri apel opozitës që të bëhet pjesë e këtij komisioni. Ai shtoi se brenda tre javësh do të verifikohen të gjitha të dhënat e fakteve të pretenduara nga 30 deputetët e Partisë Demokratike.

Me anë të këtij komisioni, mazhoranca synon të hetojë veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetari i komisionit është anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarët e tjerë janë Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli, nga mazhoranca. Opozita Opozita nuk është e pranishme në këtë komision.

 Opozita e ka kundërshtuar që në fillim ngritjen e këtij komisioni. Deputetja Paulina Hoti u caktua sekretare e komisionit, ndërsa mbledhja e radhës do zhvillohet të mërkurën (1 shkurt). /Start/

                                                                                             2012-01-30 12:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›