E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri i kursimit per Greqine eshte rruga e gabuar

Shume eksperte jane te nje mendimi se Greqia po shpeton per nje qime nga falimentimi. Sikur shtetet e Eurozones dhe FMN-ja te mos japin me shume para per shpetimin e Greqise ky vend se shpejti do te jete i paafte per te paguar. Ne te njejten kohe kontrolloret e trojkes BE FMN dhe banka qendrore Evropiane konstatojne se gjendja ekonomike ne Greqi eshte me e tmerrshme nga sa pritej dhe premtimet e qeverise po zbatohen shume ngadale. A nuk eshte jologjike qe te vendosim nje Komisioner Kursimi nga eurozona per te kontrolluar greket se si menaxhojne buxhetin Ideja vjen nga rrethet qeveritare ne Berlin. Kjo nuk te cudit sepse Gjermania mban mbi vete rrezikun me te madh ne shpetimin e Greqise. Partia e kancelares CDU ka kerkuar ne kongresin e saj te fundit biles ngritjen e nje instance per monitorimin e buxhetit per Greqine.

Opcion jo realist

Me kete mase populiste mund te qetesoheshin ndoshta votuesit ne Gjermani por perpjekja serioze per tia hequr te drejten parlamentit grek nuk do te con askund. Per kete ka tri arsye. Se pari se per instancen e komisionerit per kursimin nuk ka asnje baze ligjore. Greqia duhet ta pranoje ate dhe ndoshta edhe te ndryshoje kushtetuten. Por nuk duket se po ndodh keshtu ne nje kohe kur gazetat greke paralajmerojne me te madhe nga rreziku i pushtimit prej drejtuesve rajonale ish-funksionaret e partise naziste NSDAP ne Luften e dyte Boterore. Se dyti vendosja e nje kontrollori me te drejte vetoje do te thote te pranosh zyrtarisht se Greqia ka falimentuar. Komisioneri i kursimit do te ishte nje likuidator kompanie por ndryshe nga likuidatori i nje firme ai nuk mund te shese pronen e firmes dhe te pushoje punonjesit. Greqia nuk mund te shperbehet dhe greket nuk mund ti pushosh nga nenshtetesia greke. Me nje menaxhim financiar nga jashte BE apo eurozona do te merrte ne Greqi pergjegjesine qe ne fakt nuk mund ta mbaje dhe qe nuk do ta mbaje. Se treti Greqia eshte ende demokraci. Njerezit percaktojne lirisht parlamentin dhe qeverine e tyre. Heqja e autoritetit mbi buxhetin shteteror do te perceptohej me te drejte si pushtim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bernd Riegert komenton zhvillimet aktuale ne Greqi

Shtohet trysnia

Prandaj reflektimet e Berlinit mund te kene vetem nje qellim Presioni ndaj parlamentit grek duhet te shtohet. Grekeve sidomos vendimmarresve politike u duhet treguar shkopi me qellim qe te pershpejtojne reformat dhe te rrisin vetedijen per kursim. Natyrisht te gjithe e dine se Greqia prej kohesh nuk eshte me sovrane dhe nuk vendos me vete per shpenzimet dhe te ardhurat e saj. Ky vend varet prej dy vjetesh nga bashkesia nderkombetare. do tre muaj trojka BE FMN dhe BQE kontrollon kontabilitetin dhe rekomandon masa drakoniane. Ne fund tregjet financiare vendosin per situaten e Grreqise. Sepse vetem kur normat afatgjata te interesit per obligacionet e Greqise te bien ajo do te vendose me te vertete e lire si do te kryeje financimet.

Bashkimi Evropian imponoi terheqjen e kryeministrit grek Papandreou dhe arriti te zgjedhe ish-shefin e Bankes Kombetare Papadhimos. Sovraniteti i Greqise eshte gjithsesi i kufizuar ti merret edhe ai nga nje komisioner i kursimeve -  kjo eshte rruga e gabuar. Greqia duhet ta ndihmoje vete veten dhe greket duhet ta duan nje gje te tille. Ne qofte se kjo nuk funksionon shtetet e eurozones ne gjendje per te paguar nuk duhet te vazhdojne te japin premtime per dhenie kredish ne nje fuqi qe nuk ka fund. Atehere Greqia do te ishte me mire te dilte nga BE dhe te niste nje rruge te re me monedhe te re.

Autor Bernd Riegert

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›