Rusi, përkujtohet 70-vjetori i luftës së madhe patriotike

Në Rusi është përkujtuar të mërkurën 70-të vjetori i luftës së madhe patriotike. Pikërisht më 22 qershor u shënuan 70-të vjet nga sulmi i Gjermanisë hitleriane kundër bashkimit Sovjetik dhe fillimi i luftës së madhe patriotike. Sipas historianëve Stalini, i cili dy vjet më herët se kjo datë, arriti edhe një pakt për mos-sulmim me Hitlerin, ishte i shokuar nga sulmi dhe do ti drejtohej nëëprmjet radios, popullit sovjetik vetëm në 3 korrik. Në luftë humbën jetën pothuajse 15 % e popullsisë së bashkimit Sovjetik - 20 milion civilë dhe 7 milionë ushtarak. Me veprimtari të shumta në Rusi, është përkujtuar 70 vjetori i sulmit të Gjermanisë hitleriane mbi Bashkimin Sovjetik. Mijëra njerëz vendosën lule në varrin e Ushtarit të Panjohur në afërsi të Kremlinit në Moskë. Edhe në ish-republika të tjera sovjetike janë zhvilluar veprimtari përkujtimore. Më 22 qershor 1941, Wehrmachti gjerman pati sulmuar me tre milionë ushtarë Bashkimin Sovjetik dhe kishte nisur një luftë asgjesuese të pashembullt. Deri në 1945-ën u vranë 27 milionë shtetas sovjetikë. Me sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik nazistët e zgjeruan luftën e tyre pushtuese dhe gjenocidin ndaj hebrenjve në gjithë Evropën.