E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ndrra e Shqiperise dixhitale realitet

“Interneti me bazë të gjërë përbën forcën më të shpejtë ndërlidhëse të zhvillimit të një vendi dhe në këtë kontekst nuk kemi të bëjmë vetëm me një shpejtësinë, e cila e shuan distanëcn, por kemi të bëjmë më një fluks të pakufishëm informacioni që qytetari merr nëpërmjet këtij interneti”- Kështu ka deklaruar kryeminsitri i Shqipërisë Sali Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Pergjithshëm te ITU-se, (Unioni ndërkombëtar i Telekomunikacionit) z. Hamadoun Toure.
Kryeminisitri Berisha e ka cilësuar konferencën për internetin si një sukses të vërtetë dhe një nxitje e madhe në këtë 100 vjetor, e cila intensifikoi të gjitha përpjekjet për realizimin e ambicieve pozitive në një burim të pashtershëm informacioni. Ai ka vlerësuar përpjekjet dhe angazhimin e doktor Toures në projektin madhor të vendit tonë, atë të Shqipërinë dixhitale.
Më tej ai theksoi se raportet mbi situatën e telekomunikacionti kanë qenë të një rëndësie të veçantë në ndërtimin e politikve në interes të qytetarëve shqiptarë, duke rritur shkallën e penetrimit dhe duke ulur tarifat.
“Shqiptarët që më parë paguanin çmime stratosferike, sot paguajnë çmime më të ulëta se më parë, sot shkalla e penetrimti të telefonisë mobile nga 35 % që ishte në fund të viti 2005 ka arritur në 107 % dhe tregu i këtyre sipërmarrjeve është tregu më dinamik me një potencial të madh ndikimi në të gjitha fushat”- theksoi shefi i qeverisë, i cili shtoi se me ndihmën e mbështetjen e doktor Toures dhe agjensisë që kryeson, i ka dhënë mbështetje të fuqishme qeverisë në realizmin e një ëndrre të vërtetë, atë të Shqipërisë dixhitale.
“Shqiptarët kanë pasion të veçantë për facebook dhe në mënyrë të përsëritur këta të rinj ndajnë idetë me njëri tjetrin. Pa facebook mund të komunikosh me një numër të kufizuar, kurse me facebook ke numër shumë herë më të gjërë, me të cilët ndan mendimet, idetë, pikëpmajet dhe shijet”- u shpreh Berisha.
Gjithashtu kryeministri deklaroi se me doktor Touren ranë dakort të vazhdojnë këtë bashkëpunim të frytshëm, që Shqipëria të anëtarësohet në grupin e vendeve të internetit me bazë të gjerë, duke dhënë kontributin e saj dhe të ruajë ritmin e kohës.
Duke iu përgjigjur interesit të gaztearëve ai tha se do të normalizojmë tregun e internetit.
“Do të bëjmë të mundur për çmime afër normales. Nuk kontrollojmë tregun, por një kod etik komunikimi duhet t'i tërheqë bizneset”- theksoi ai.
Përsa i përket “Tirana hi tec park” kryeministri deklaroi se ai nuk do të jetë si zonat tjera, por do të jetë e përjashtuar nga të gjitha taksat. "Do të jetë një zonë ku të rinjtë shqiptarë të shpalosin gjeninë e tyre krijuese në interesin e Shqipërisë dhe më gjerë".

Toure: Në vitin 2010 Shqipëria tërësisht dixhitale
Nga ana e tij doktor Toure u shpreh se fusha e komunikacionit është me rëndësi për zhvillimin e një vendi, pasi zhvillimi i qëndrueshëm varet nga teknologjia e informacionit. Ai shprehu bindjen se në vitin 2010 Shqipëria do të jetë tërësisht dixhitale.

Berisha për prefiksin e njëjtë me Kosovën: Në parim jam absoluisht dakord
I pyetur nga mediat lidhur me mitratimin e rezolutës në parlamentin e Kosovës për vendosjen e prefiksit të Shqipërisë edhe në Kosovë, kryeministri Berisha u shpreh se në parim është absolutisht dakord me këtë vendim.
“Jam në parim plotësisht dakord. Ideja është e shkëlqyer. Duhet të kosultohem me ekspertët e fushës edhe të finanacave. Në rrafshin financiar Kosovë i krijon shmangie duhet të studiohet gjerësisht në parim jam absoluisht dakord”- deklaroi ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›