Kriza e deficiteve buxhetore
Axhenda
G8 dhe më pas G20 kanë zhvilluar ditën e dytë të takimit në Toronto dhe ndër të tjera kanë folur edhe për çështjen e rimëkëmbjes së ekonomisë së brishtë, ndërkohë që do t’ia lënë vendeve mënyrën se si do të përballen me problemin e deficitit buxhetor. Sipas një drafti paraprak të takimit thuhet se vendet pjesëmarrëse kanë rënë dakord që të përgjysmojnë deficitin buxhetor në vitin 2013 dhe të stabilizojnë çështjen e borxhit. Sipas një burimi, në këtë deklaratë zyrtare nuk do të përfshihet asnjë rekomandim specifik për vendet që po përballen me problemet e deficitit dhe se grupi ka shumë të ngjarë që të bjerë dakord me mënyrën individuale të përballjes me situatën e vendeve të caktuara.
#