E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi minimizon takimin në Prevallë

Ivanoviç:

Sekretari shtetëror për Kosovën e Metohinë në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç, deklaroi se çfarëdo takimi rajonal që përjashton Presidentin e Serbisë, humb në rëndësi pasi, sipas tij, “Boris Tadiç është aktori kryesor në Ballkan”. 
Ivanoviçi ka vlerësuar se takimi “më shumë i destinohet rrethanave të brendshme politike dhe forcimit të pozicionit të Sejdiut në opinionin publik lokal”. Ai shtoi se takimi nuk ka për qëllim arritjen e çfarëdo marrëveshjeje apo parimesh mbi të cilat do të bazohej bashkëpunimi rajonal.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›