Pranga tre personave në Pejë, dyshohen të kenë kryer 37 vjedhje
Policia e Kosovës, gjatë një hetimi disa ditorë ka arritur te arrestojë tre persona të dyshuar se kanë kryer 37 vjedhje gjatë këtij viti në rajone të ndryshme të Kosovës. Sipas mediave kosovare janë arrestuar shtetasit me inicialet N.SH, H.A,dhe S.A. të tre nga Lipjani
Gjatë hetimeve të bëra është arritur të konfiskohet makina e personave të dyshuar të përfshirë në vjedhje si dhe një sasi e kabllove elektrike, dhe sende të tjera që dyshohet të jenë vjedhur në një depo të një kompanie private.
Sipas mediave kosovare theksohet se policia gjatë vazhdimit të hetimeve kanë mbledh prova dhe dëshmi ku dyshohet se të arrestuarit kanë kryer vjedhje edhe në qytete të tjera të Kosovës.