Në Kaçinar të Mirditës, atje ku lumi rrjedh në të kundërt
Sapo kemi lënë pas Rrëshenin, qen
drën e Mirditës, dhe jemi kthyer në
një rrugë të paasfaltuar. Makina
jonë udhëton drejt Veriut nëpër
disa kodra të buta që i ngjasojnë shumë
njëra-tjetrës. Eshtë Fani i Madh ai që e
prish monotoninë e parë të udhëtimit.
Duket krejt i kaltër dhe vezullon nga dielli
i pranverës. "Ja këtu i kam gjetë katër vetë
të vdekun. Kishin ra poshtë me gjithë kamionin
e ngarkum me ranë. Ka qenë nji
pamje e tmerrshme". Mark Bardhi (ose
Marka Bardhi, sikurse e thërrasin në Rrëshen)
është një shofer i vjetër. Ka lindur në
Arrëz, në një fshat të krahinës së Kaçinarit,
porse, si shumë të tjerë, është larguar
që këtej që fare fëmijë. Marka Bardhi dhe
Ndue Dedaj, shkrimtar e gazetar, janë dy
djem të Kaçinarit. Miqtë tanë të vjetër
janë pikërisht ata që do të na rrëfejnë
udhën në krahinën e tyre të Lindjes. Ndërsa
ndalojmë një copë herë mbi Urën e
Cekaj mbi Fanin e Madh bisedojmë me
Marka Bardhin mbi atë që ai e quan "dita
ma e randë e jetës time". E kështu, nuk ka
nisur më histori bajraqesh, kapedanësh,
kuvendesh e luftërash ky udhëtimi ynë
në Kaçinarin e Mirditës. Ka nisur thjesht
me viktimat që shkaktojnë kohët tona.
Lumi që rrjedh në të kundërt
Vazhdojmë rrugën për më tej, drejt Veriut.
Xhadeja që do të na çojë drejt qendrës
së komunës, ecën thuajse paralel me
rrjedhën e Fanit të Madh. Dielli shkëlqen
fort dhe gjelbërimi në të dy anët e rrugës
është harlisur nga shirat e ditëve të fundit.
Në të majtën tonë, Malësia e Velës na
kujton se sa afër jemi me Lezhën dhe me
Zadrimën që janë diku të fshehura matanë
atyre shkrepave në horizont. "Ja ku
kemi mbërritur", Ndue Dedaj na bën
shenjë të ndalemi. Nga një goxha lartësi
shikojmë se si një lumë i rrëmbyeshëm del
nga shtrati i tij shkëmbor për t‘iu bashkuar
Fanit. Panoramë vërtet e bukur e parë nga
maja e shkëmbit ku ndodhemi, por në
fillim nuk na duket se ia vlente të ndalemi
aq gjatë. "Pa gjejeni pak se çfarë ka të
ndryshme këtu?", pyet Ndue Dedaj. Ne
ngremë supet me habi. Një lumë që bashkohet
me një tjetër dhe aq. Ndueja vë
buzën në gaz. "Pa shikoni me vëmendje
një herë. Në Mirditë po se po, por edhe në
krejt Shqipërinë, lumenjtë rrjedhin nga
Lindja në Perëndim. Ky lumë që kemi përballë,
Lumi i Dibrrit quhet, ka vendosë me
ba krejt në kokën e vet, rrjedh nga Perëndimi
në Lindje, krejt në kahje të kundërt
me të tjerët". Eshtë e vërtetë. Që larg i
shikojmë shkulmat e ujit të Dibrrit që
bashkohen me furi me Fanin që vjen nga
Lindja. Më shumë se bashkim është një
përplasje e fortë, njësoj sikur të dy lumenjtë
të ngulin këmbë fort në qëndrimin e
tyre mijëravjeçar.
Na bën përshtypje qetësia e këtyre
anëve. Asnjë kalimtar, asnjë makinë për
be. "Asht qetë - Marka Bardhi sikur na e ka
kuptuar mendimin - kush ka pasë me ra
në Rrëshen ka ra që në mëngjez e kthehet
veçse nga orët e drekës. Të tjerët s‘kanë se
ç‘ka të bajnë në këto anë. Tjetër kush nuk
lëviz knej". Vetëm disa minuta më sipër
hasim në një grup burrash që qëndrojnë
të ulur në anë të rrugës. Janë punëtorët e
mirëmbajtjes. Duket se e kanë kryer
punën që në orët e para të paradites dhe
tani tymosin të qetë cigaret e tyre në pritje
që të mbarojë dita e punës.
Më në fund kemi parë shtëpitë e para.
"Kjo asht Bukmira - bën me dorë Ndue
Dedaj që tani është krejt në fushën e tij -
asht nji fshat që është formuar me banorë
të ardhur nga bajraku i Oroshit para
shumë vjetëve. Dikur oroshasit vinin këtu
me bagëtitë e tyre, sepse, sikurse e shihni,
është një zonë krejt e begatë. Me kalimin
e kohës, një pjesë e tyre filluan të
vendoseshin këtu e kështu u krijua ky fshat.
Asht nji vend që është banuar që në
kohën e pirustëve, shkrirësve të famshëm
ilirë të bakrit, madje atje lart në kodër ka
edhe disa rrënoja të një kështjelle". Shtëpitë
e fshatit me emër erëmirë janë
shumë piktoreske të shtrira në një pllajë
të gjerë. Një kishë e re dhe shkolla janë fare
afër njëra-tjetrës. Deri larg dëgjohen zërat
e hareshëm të nxënësve që lozin në oborrin
e shkollës. Pastaj shohim vetëm vreshta,
të gjera dhe fort të sistemuara në të dy
anët e rrugës. Miqtë tanë na tregojnë se
Bukmira është zona më e njohur për vreshtari
në krejt Mirditën.
Në anë të udhës së vjetër të
karvaneve
"Ja kjo është", Ndue Dedaj ka ndaluar
në anë të një shtegu të mbushur me gurë.
Në fillim nuk na besohet se kjo është ajo
që ka mbetur nga njëra prej rrugëve më të
rëndësishme të Shqipërisë së Vjetër, të saj
që lidhte Mirditën me Shkodrën, ku ishte
edhe qendra e Vilajetit. "Ka qenë ndër
rrugët e njohura të Veriut, rrugë karvanesh,
e vjetër, vende-vende me kalldrëm,
ura, njerëz që i mirëmbanin - ka
shkruar Ndue Dedaj në një botim të tij fort
të mirë në 2000 - ajo lidhte Shkodrën me
Mirditën e Kosovën, Lindjen me Perëndimin…
‘Udha e Madhe‘ sikurse thirrej
ndryshe, është zgjeruar në vitet e Luftës
së Parë Botërore, për qëllime ushtarake.
Ndiqte kryesisht luginat, qafat e buta dhe
qendrat e banuara. Një rrugë me disa posta
xhandarmërie, por pa bujtina, edhe pse
kishte lëvizje të dendur, gjatë gjithë ditës,
shtegtarë të ndryshëm, princër, ipeshkvë,
udhëtarë të huaj, kureshtarë vendesh
ekzotike e studiues, krushq, tregtarë, rapsodë,
hallexhinj të shumtë që venin për
miell në Shëngjin, të gjithë strehoheshin
në shtëpitë e varfra e bujare të banorëve
në anë të rrugës. Zakonisht në anë të saj
vendoseshin institucionet: komunat, shkollat,
dyqanet, postat…".
Ndërsa tymosim nga një cigare mundohemi
të përfytyrojmë në këtë shteg të
ngushtë Nopçën, gjithnjë në lëvizje, Shtjefën
Gjeçovin me pamje prej malësori,
Edit Durhamin përherë e dashur për
malësorët, Shefqet Turgut Pashën, gjeneralin
e egër turk me shikimin e nxirosur
nga urrejtja…
Ca kilometra më lart, hasim në lapidarin
e parë, që do të mbetet i vetmi. Eshtë
lapidari që i kushtohet Ndrec Ndue
Gjokës (1919-1946) mësuesit që u vra në
pritë. "Lapidar" është fjalë e madhe sepse
nga ngrehina që përkujton ngjarjen
tragjike kanë mbetur në këmbë vetëm tri
kolona të holla. "Ta marrim një herë në
telefon Rikard Ljarjen e t‘i themi se jemi
bash e në vendin ku e patën vra në 1946",
thotë me shaka njëri prej nesh. Në fakt,
Rikardi me "Komisarin e Dritës" në mos
më shumë, është të paktën po aq i njohur
sa mësuesi i vrarë. Por Rikardi e ka telefonin
e mbyllur dhe kështu që shakaja në
krah të lapidarit nuk shkon deri në fund.
Në një kullë të vërtetë
Pasi kemi kaluar Simonin me kishën e
tij të madhe, pasi kemi "përshëndetur"
një tjetër "vasal" të Fanit të Madh, Shpërdhazën
e rrëmbyer, dhe pasi kemi soditur
një copë herë disa katarakte që zbresin me
furi nga mali, vazhdojmë më tej. Tani duhet
të jemi krejt afër Kaçinarit. E ndjejmë
këtë pasi kalimtarët kanë nisur të shtohen,
diku më tej kemi dalluar shtëpitë e
para dhe më në fund një kope e madhe
me dhi na pret udhën. Bariu bën mund
që t‘i largojë dhitë e tij matanë xhadesë. Ai
Pasaporta e një
komune
na përshëndet me përzemërsi, njësoj sikur
të dojë të na kërkojë të falur për ato pak
minuta vonesë. Por qentë e tij të egër
duket se nuk ndajnë të njëjtin mendim me
të. Na shoqërojnë me të lehura të forta deri
në një kthesë tjetër. Këtu, me sa duket,
arrijnë të binden se nuk kemi mendime të
mbrapshta për dhitë e tyre. Skërmitja e
dhëmbëve të këtyre qenve është një gjë
që të fotografohet për disa kohë të mira
në kujtesë. "E kanë mirë ujqit që ua kanë
frikën", thotë njëri prej nesh.
Krejt papritur ka nisur një shi i rrëmbyeshëm.
Brenda pak çastesh kemi kaluar
nga një diell i ëmbël në mesin e një stuhie.
I fusim me shpejtësi brenda aparatet
tona fotografike. Marka Bardhi, udhëtar i
rrahur, është më praktik se ne. "A e shifni
atë kullën atje - bën me shenjë majë një
kodre të ulët - atje do të shkojmë. Janë
njerëz të mirë". E kështu kemi mbërritur
në kullën e . Duhet të jetë më shumë se
dyqindvjeçare dhe ka mbetur si e ngrirë
në kohë. Një antenë sateliti duket se është
shenja e vetme e mbërritjes së modernizmit,
të paktën kështu na duket jashtë në
oborr. Pas një "sqarimi" të shkurtër me një
qen të lidhur poshtë një kamioni të braktisur
kemi mbërritur në pragun e kullës.
"Oj nana e Viktorit", thërret Marka Bardhi
sipas zakonit të vendit. Menjëherë
shfaqet në derë një plakë tipike mirditore:
Liza e Mark Cubit, prej Kurbneshit. Nanës
Lizë i ka falë Zoti "tre gjel" (tre djem),
Kolën, Viktorin e Martinin. Dy më të mëdhenjtë
kanë ikur me kohë, në kërkim të një
jete më të mirë. Liza jeton tani me Martinin
dhe familjen e tij. Ka një histori të trazuar
kjo plakë mirditore. Familja e saj në
Kurbnesh u shpall kulake dhe iu sekuestrua
pasuria. Nga ana e burrit quheshin
me "biografi të keqe". Një kunata e saj,
motra e burrit, ishte e fejuara e Lleshit,
djalit të Gjon Marka Gjonit, kapedanit të
njohur të Mirditës. Pas vrasjes së Bardhok
Bibës, kunatën, asokohe nxënëse në shkollë
të mesme, e futën në burg ku edhe
vdiq. Pastaj i erdhi radha gjëmës tjetër. I
vdes i shoqi në moshë fare të re, duke i lënë
tre jetimët e vegjël. Kështu nis një jetë me
halle të pasosura, duke punuar e vetmuar
në kooperativë e duke qepur për fshatarët.
Kështu i ka rritur tre djemtë e saj. "Po
tani me se mbaheni?", e pyesim Nanën
Lizë. Në fillim plaka mirditore ngre supet,
njësoj sikur të mos e dijë vërtet se me se
mbahen në këto anë të vështira. Por pastaj
shton: "S‘kina gja tjetër veçse nji lopë e nji
derr". Ne i sillemi vërdallë kullës shekullore
ndërsa na shoqëron me kuriozitet
Elvisa, mbesa e Lizës. Eshtë në klasën e
gjashtë të shkollës së Kaçinarit. Kjo klasë
ka gjithsej tre nxënës.
Te "çinari" i Kaçinarit
"Çinar" në Mirditë, si në krejt Veriun, i
thonë rrapit. Kaçinar me sa duket do të
thotë "ka çinari, andej nga çinari". Rrapin
që i ka dhënë emrin fshatit e shohim që
larg. Në mes të shkollës dhe kishës ai lartësohet
hijerëndë krejt i lagur nga shiu që
vazhdon të bjerë. Kisha me qelën e priftit,
shkolla dhe komuna janë qendra e fshatit.
Në këmbë të "çinarit" shtrihen varrezat.
Disa kryqe të drunjtë duhet të jenë fort të
vjetër, emrat e të ndjerëve tashmë nuk
lexohen fare. Kisha e Kaçinarit është ndër
më të njohurat në krejt Mirditën. Sipas
studimeve të botuara nga Ndue Dedaj,
themelimi i saj shkon shumë larg, ndër
thellësitë e Mesjetës. Sipas Vinçenc Zmajeviç,
një misionar katolik që kaloi këtej në
shekullin XVIII, kisha kishte dy kumona.
Në njërën prej tyre, në atë më të madhen,
ishte shënuar viti i prodhimit, 1438. Kisha
sigurisht që është më e vjetër. Kisha e Shën
Mërisë, mbrojtëses së Kaçinarit, është një
ngrehinë hijerëndë krejt e gurtë. Eshtë
bërë edhe më e përhimtë nga shiu. Në anë
të saj hasim në një grup burrash. Në fillim
kujtojmë se është një procesion a ndonjë
festë, porse jemi gabuar. Eshtë një rutinë
krejt e zakonshme e miqve që kanë dëshirë
të rrinë bashkë, qoftë edhe nën shi. Gjithsesi,
ne i gëzohemi faktit që më në fund
kemi mundësi të flasim me njerëz për hallet
e kësaj zone me histori të lashtë, por me
jetë të vështirë. Miqtë tanë vendas nisin
të na prezantohen një nga një: unë jam i
pyjeve, unë sekretar i komunës, unë mësues…
Atëherë e mësojmë se përse kanë
mbijetuar ende në fshatin e tyre. Janë të
gjithë "të zënë" me punë shteti, përndryshe
shumë prej tyre do të kishin ikur me
kohë. Nën "çinarin" e Kaçinarit mësojmë
se nga krahina në dhjetë vitet e fundit
duhet të jenë larguar thuajse gjysma e
familjeve. "Shkojnë ku të munden, vetëm
me qenë poshtë në fushë dhe afër
qyteteve. Ju e patë edhe vetë. Këtu jetohet
mirë, me mujtë, porse rruga dhe kushtet
e tjera, këto na e vështirësojnë jetesën",
psherëtin njëri prej tyre me shikimin e
hedhur nga kisha, njësoj sikur të presë
ndihmë nga Shën Mëria.
Njeriu "kundër rrymës"
Këtyre anëve nuk ka vetëm lumë që
rrjedh në të kundërt ka edhe njerëz "kontrakorrent".
Njëri prej tyre është padyshim
Pjetër Zef Pjetri, i moshuar, por i
mbajtur mirë. Me Pjetrin na prezanton
Doda, sekretari i komunës. Thirrjes së
parë: "O i zoti i shpis!", i përgjigjet menjëherë
një "Bujrum mrena burra, mirë se
ju ka pru Zoti". Ne na duket vetja sikur jemi
në kohën e atyre rrëfimeve të lashta që i
kemi lexuar veçse ndër libra.
Pjetri ka tetë fëmijë të rritur. Të tetë me
shkollë të lartë. Pjetri dhe e shoqja janë
krenarë për këtë. "Kam ba sa kam pasë
mundësi. E tash e dinë vetë rrugën. Unë e
plaka s‘kena ç‘ka bajmë ma…".
Njësoj si lumi i Dibrrit që rrjedh nga
Perëndimi në Lindje edhe Pjetri ka një
histori të ngjashme. Edhe ky vetë "rrjedh"
shpeshherë në krah të kundërt të lëvizjes
së njerëzve. Në fillim ka zbritur me njërin
prej djemve në Tiranë. "Kam një shtëpi në
Don Bosko - thotë Pjetri - po atje nuk rri
me shumë qef. Kështu që, sidomos verës,
por edhe sa herë kam mundësi vimë e
rrimë këtu bashkë me plakën. Këtu ndjehem
mirë, jam në vendin tim dhe me
miqtë e mi. Nuk më pëlqen fort ajo rrëmuja
e madhe e Tiranës".
Marka Bardhi, Ndue Dedaj, Doda, dhe
Pjetri zhyten në biseda ku kujtohen emra
të vjetër, ngjarje, kulla që nuk janë më dhe
burra të fortë që kanë lënë pas bëmat e
tyre. Jashtë shiu ka pushuar dhe ne i marrim
leje Pjetrit që të largohemi. Malësorit
nuk i vjen mirë: "Po ju ndejtët fare pak, nuk
i kena na kshtu zakonet". I spjegojmë
Pjetrit se na pret një rrugë e gjatë. Deri tani
edhe ne kishim ecur kundër rrymës, njësoj
si Dibrri. Ka ardhur koha që të kthehemi
edhe ne "si gjithë lumenjtë e tjerë",
nga Lindja në Perëndim.
* * *
Për këtë shkrim u përdorën materiale
nga Ndue Dedaj, Kaçinari (Monografi),
Mirdita 2000. Autori falënderon përzemërsisht
zotin Gjon Dedaj, Kryetar i Bashkisë
së Rrëshenit, për ndihmën e dhënë gjatë
realizimit të këtij reportazhi.