Kriza e euros, Merkel e kënaqur me rezultatet e takimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur e kënaqur me rezultatet e takimit të nivelit të lartë për euron të enjten. "Shtetet pjesëmarrëse bënë një hap të rëndësishëm përpara", tha Merkeli në një konferencë shtypi në Berlin.
Shmangia e krizës së euros është një detyrë historike, meqenëse Evropa nuk është më e përfytyrueshme pa euron.
Kancelarja u tregua e bindur, që Greqia do t`i zbatojë masat e kursimit dhe të reformave, të kërkuara prej saj, duke shtuar se kjo vlen edhe për Portugalinë dhe Irlandën.