E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, autori pranon vrasjet: Sulmi i domosdoshëm

I dyshuari kryesor për sulmin e dyfishtë në Norvegji, ka pranuar përgjegjësinë e masakrës, duke i përshkruar edhe veprimet e tij si “të frikshme por të domosdoshme”. Deklarata është dhënë nga avokati i tij, Geir Lippestad i cili theksoi se Anders Behring Breivik ka shprehur dëshirën t`i sqarojë veprimet e tij në gjykatë.

Avokati shtoi se klienti i tij e ka pranuar përgjegjësinë për sulmet që shkaktuan vdekjen e 92 personave, por nuk ka dhënë hollësi të tjera. Policia thotë se i dyshuari kryesor i sulmit është norvegjezi 32-vjeçar, Anders Bering Breivik. Ata thonë se Breivik ka postuar komente të ekstremit të djathtë dhe anti-myslimane në internet. Por në një konferencë për shtyp, kryeministri Jens Stoltenberg tha se është shpejt për të arritur përfundime mbi motivin e sulmit.

Dy sulme të dhunshme ndodhën të premten, një pas mesditës kur një bombë shpërtheu pranë kryeministrisë në Oslon qendrore, dhe një i dytë disa orë më vonë, kur një person i armatosur hapi zjarr në një kamp të rinjsh pranë ishullit Oteja. Të rinj mes moshave 14 deri në 18 vjeç ishin mbledhur në një kamp veror të organizuar nga Partia Laburiste e kryeministrit. Ata u përpoqën të largoheshin me vrap, të temruuar kur personi i armatosur, i veshur si polic, hapi zjarr.

Videot tregojnë trupat që lundronin në ujë rreth ishullit. Njoftimet e lajmeve në Norvegji thanë gjithashtu se bomba në Oslo ishte bërë me pleh kimik dhe një furnizues e lidhi kompaninë nën pronësinë e Breivik me blerjen e kimikateve. Kryeministri Stoltenberg thotë se vendi është i bashkuar në këtë tragjedi. Në raportin vjetor të publikuar në fillim të këtij viti, agjencia policore e sigurisë kishte vënë në dukje rritjen e aktiviteteve të krahut të djathtë ekstrem, por tha se rritja është e kufizuar nga mungesa e një udhëheqjeje të fortë.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në Europë që nga viti 2004 kur bombat në një tren të Madridit shkaktuan vdekjen e 191 vetave. Ndërkaq nga informacione të tjera, policia norvegjeze tha se katër ose pesë persona figurojnë edhe më tej të zhdukur nga ishulli afër Oslos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›