E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan raketat amerikane godasin militantet

Një sulm me raketa amerikane vrau të paktën katër militantë islamikë në provincën pakistaneze të Uaziristanit, pranë kufirit me Afganistanin.

Zona njihet si një bastion i Al-Qaeda. Raportet nuk janë ende zyrtare, prandaj numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë. Nuk dihet nëse kanë mbetur të plagosur dhe as informacione të mëtejshme për sulmin.

Në shumë se 100 goditje të këtilla me raketë kanë shënjestruar krahinën gjatë vitit 2010, në atë që po shndërrohet gjithmonë e më shumë në një luftë taktike në distancë të marinës amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›