Kriza e ilaçeve në spitalin Tiranës, mbyllet tenderi 2 milionë dollarë

>Mjekët shpresojnë të kapërcehet situata kritike që vazhdon qysh nga mesi i vitit të kaluar
Merr fund kriza e mungesës së medikamenteve në QSUT. Këtë e kanë bërë të ditur organet drejtues të këtij institucioni, të cilët sigurojnë përfundimisht zgjidhjen e këtij problemi. Viti 2009 me sa duket ka trokitur me këmbë të mbarë në pavijonet e QSUT. Edhe pse farmacitë janë ende të boshatisura përsa i përket medikamenteve, më e keqa ka kaluar tashmë dhe gjendja pritet të normalizohet përfundimisht këto ditë. Mbyllja e tenderit në dhjetor të 2008, do të bëjë të mundur edhe dhënien fund problemit me medikamentet që ekziston që prej dy vitesh në pavijonet e QSUT. Dy vite të cilat kanë qenë ndër më të këqijtë në QSU, pacientët kanë blerë vet çdo ilaç që u nevojitej për mjekimin e tyre. Sipas drejtuesve të QSUT, tenderi është mbyllur në mes të dhjetorit të 2008 dhe me ligj furnizimi i farmacive nis 45 ditë pas përfundimit të tenderit. Kjo ndodh për arsye se medikamentet para se ti kalojnë spitalit kontrollohen dhe u vihen pulla sigurie, të cilat tregojnë edhe se këto ilaçe janë për spitalin. Pritet që furnizimi me medikamente të nisë në ditët në vazhdim, në të gjithë farmacitë e pavijoneve, nga firma përkatëse, e cila ka fituar tenderin për furnizimin me ilaçe. Tenderi prej 2 milion dollarësh përfshin jo vetëm furnizimin me ilaçe të farmacive në pavijonet e QSUT por edhe blerjen e disa aparaturave të reja, pasi shumë aparatura mungojnë e disa kanë dalë jashtë përdorimit. Kjo do të ndihmojë shumë pacientët të cilët për arsye të mungesës së këtyre aparaturave mjekoheshin jashtë vendit. Gjithashtu ky fond përfshin edhe furnizimin me pajisje laboratorike. Përfundimisht tenderi i këtij viti do ti japë fund të gjithë problemeve që kanë shoqëruar QSUT në dy vitet e mëparshme, sipas burimeve nga drejtoria viti 2009 do të jetë i mbarë në këtë institucion. Pajisjet e reja që do të blihen jo vetëm do të plotësojnë mungesat me pajisje që ka QSUT, por një pjesë e tyre do të vendosen në urgjencën e re, e cila do të filloj punën në mes të 2009. Të gjitha aparaturat që do të blihen kanë qenë në plan edhe në dy vitet e mëparshme, por për arsye të keqpërdorimit të fondeve, ose djegies së tyre në fund të vitit blerjet e tyre nuk janë bërë. Këtë vit gjithashtu pritet të përfundojë edhe rikonstruksioni i disa prej godinave të QSUT, si edhe disa objekteve të tjera të rëndësishme. Përsa i përket gjendjes së përgjithshme në QSUT, nga organet drejtuese bëhet e ditur se gjendja është e mirë dhe se në këto ditë të ftohta edhe ngrohja në spitale funksionon mirë. Gjithashtu bëhet e ditur se kanë filluar edhe operacionet se gjendja po normalizohet.
Fundin e gjendjes skandaloze në QSUT e pohojnë edhe disa mjekët në disa pavijone. Përsa i përket furnizimit me medikamente shprehen ata ende nuk janë furnizuar farmacitë por gjendja është normalizuar disi. Siç është shprehur edhe ministrja e Shëndetësisë, Godo, brenda janarit të këtij viti përfundimisht këtij problemi do ti jepet zgjidhje por edhe organet drejtuese kanë premtuar se përfundimisht do të furnizohen me barna të gjitha farmacitë. Dy viteve skandaloze i ka ardhur fundi tashmë, pacientët nuk do të kenë më nevojë që të blejnë vetë ilaçet që nevojiten për mjekimin e tyre, ashtu si kanë bërë përgjatë këtyre dy viteve edhe pse u takon që të mjekohen falas. Viti 2009 me sa duket nisi i mbarë në QSUT dhe krizës së thellë që ishte pranuar nga të gjithë, por që përgjegjësia për të nuk i ishte vënë askujt mbi supe tashmë i ka ardhur fundi. E me gjithë optimizmin që shprehin të gjithë për zgjidhjen e krizës së medikamenteve e problemeve gjendja në spitale nuk është normale. Në këto ditë të ftohta, ndryshimet e temperaturave kanë shtuar fluksin e pacientëve në urgjencat e QSUT, dhe gjendja në to paraqitet e tillë, fluks i madh pacientësh dhe pamundësi për përballimin e tyre.