Të hënën beteja për buxhetin në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit

>Ditën e hënë të javës së ardhshme do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet për miratimin e buxhetit për vitin 2009. Projekt buxhet ky i cili është kundërshtuar me forcë nga pjesa më e madhe e kryetarëve të minibashkive, që në momentin e parë që ky projekt buxhet iu paraqit atyre nga Bashkia e Tiranës.
Pjesa më e madhe e kryetarëve të minibashkive të kryeqytetit, nëpërmjet një deklarate për shtyp e kanë kundërshtuan projekt buxhetin 2009, pasi sipas tyre i ngjan një tabele elektronike shifrash dhe jo prioritetesh dhe investimesh. Shoqata e njësive bashkiake paralajmëroi se nuk do ta votojnë projekt buxhetin nëse ai nuk do të rishikohej. Sepse sipas kësaj shoqate, ky projektbuxhet nuk është i ndarë në zëra të veçanta investimesh si dhe për hartimin e tij nuk janë vlerësuar kërkesat e njësive bashkiake, sipas nevojave të komunitetit të gjithsecilës. Mbi të gjitha, pjesa më e madhe e krerëve të minibashkive janë të mendimit se ky projektbuxhet është mashtrim dhe vjedhje, pasi në të parashikohen investime, të cilat ose janë realizuar gjatë vitit 2008 dhe fondet e vitit 2009 do të përdoren me të njëjtin pretekst por për qëllime të tjera, ose nuk janë realizuar gjatë këtij viti dhe pretendohet të realizohen gjatë vitit 2009, edhe pse fondet ekzistonin që në vitin 2008. kryetarja e minibashkisë nr. 6 në momentin që projekt buxheti u prezantua nga Bashkia e Tiranës është shprehur se, këto janë vetëm mashtrime që bën zoti Rama. Investimet e parashikuara në projektbuxhetin e tij janë në tërësi në nivelin 0. Në projektbuxhet, janë propozuar investime në infrastrukturë të cilat nuk kanë përfunduar gjatë vitit 2008. Ky projektbuxhet parashikon rikonstruksion shkollash, të cilat ne e dimë që kanë përfunduar gjatë këtij viti. Prandaj jemi kundër miratimit të këtij projektbuxheti, i cili mbi të gjitha nuk plotëson nevojat e banorëve të komunitetit tonë. Duke parë me kujdes këtë projekt buxhet, në të cilin janë vendosur fonde për projekte të cilat ose janë realizuar gjatë 2008 ose kanë qenë në planë dhe nuk janë realizuar, por që fondet kanë ekzistuar. Këtu lindin disa pyetje, ku kanë shkuar taksat e qytetarëve, përse nuk janë realizuar këto projekte, për çfarë do të shfrytëzohen fondet që parashikohen në këta projekt buxhet? Kjo tregon qartë se ky projekt buxhet është një mashtrim dhe vjedhje nga ana e Ramës. Por Abazi nuk ishte e vetmja kryetare minibashkie që është kundër këtij projekt buxheti dhe kërkon rishikimin e tij.
Edhe kryetari i njësisë nr. 3, Ilir Kokona është shprehur se, ky projekt buxhet duhet rishikuar, ai nuk plotëson kërkesat e minibashkisë. Këtu flas për njësinë time bashkiake, për zonën që unë mbuloj fondet janë thuajse 0. janë po të njëjtat projekte që ishin miratuar edhe për 2008 por që ende nuk janë realizuar, ose janë realizuar dhe janë projektuar përsëri. Një tjetër kundërshti për këtë projekt buxhet është se, ne si minibashki kemi kërkuar të që të realizohen të tjera projekte dhe të tjera na janë propozuar nga bashkia. Si pjesa më e madhe e minibashkive edhe ne si minibashki jemi kundër këtij projekti dhe kërkojmë rishikimin e tij. Gjithashtu kryetarët e minibashkive janë shprehur se, ky projekt buxhet nuk është hartuar në bazë të nevojave që ka komuniteti, pasi takimet që janë bërë me banorët, janë bërë sipas dëshirës së Ramës pa ftuar as kryetarët e minibashkive. Në mbledhjen e ditës së hënë pritet mos miratimi i projekt buxhetit të hartuar pasi, pjesa më e madhe e minibashkive kanë kërkuar rishikim të këtij projekt buxheti. Që në momentin e që u hartua ky projekt buxhet, Shoqata e Njësive Bashkiake e ka kundërshtuar me forcë miratimin e këtij projekt buxheti dhe kanë paralajmëruar mos miratimin e tij.