E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, heshtje ndaj kërkesave të shkollave për ngrohjen

>Shkollat nuk kanë kaldaja, ndërkohë që rrjeti i tyre nuk mund të mbajë ngarkesën e mjeteve ngrohëse elektrike
Në shkollat e Tiranës mbetet ende i pazgjidhur problemi i sistemit të ngrohjes në këto ditë të ftohta dimri. Edhe pse temperaturat janë shumë të ulta nxënësit e kryeqytetit, vazhdojnë të bëjnë mësim nëpër klasa pa pasur mjete ngrohëse. Përjashtohen disa raste kur nxënësit kontribuojnë vetë për blerjen e sobave me gaz me ndihmën e prindërve. Normalisht siç shprehen dhe drejtorët e disa shkollave ky problem ka ekzistuar prej kohësh nuk është dimri i parë që bëjnë mësim në temperatura të ulta pa pasur mjete ngrohje. Numri më i madh i këtyre shkollave nuk e kanë të instaluar sistemin e ngrohjes me kaldaja. Ndërsa disa shkolla të tjera janë të pajisura  me kaldaja por ato nuk kanë funksionuar pothuajse fare sepse kanë probleme. Po i njëjti problem mbetet dhe për shkollat e mesme të cilat janë të pajisura me kaldaja por që nuk funksionojnë. Po ashtu dhe disa nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës shprehen se kaldajat janë të vendosura por problemi qëndron se ato nuk funksionojnë. Amarda që mëson në gjimnazin Çajupi thotë sekaldajat janë në shkollën tonë por ato nuk kanë qenë asnjëherë në punë, ndjejmë ftohtë sidomos në këto ditë,por nuk kemi çfarë të bëjmë. Por ky problem bëhet më tepër shqetësues për nxënësit e shkollave 9 vjeçare, kryesisht për nxënësit e fillores. Një ndër shkollat që është me problem në këtë drejtim është dhe shkolla 1 Majie cila mundohet të siguroj ngrohjen me kontributin e nxënësve. Ashtu siç shprehet dhe drejtoresha e kësaj shkolle Albana Tahiri në një intervistë për gazetën. Shkolla jonë nuk ka fare kaldaja, po ashtu dhe rrjeti elektrik nuk përballon dot vendosjen e mjeteve ngrohëse të siguruara nga nxënësit. Ajo që mbetet është blerja e sobave ne gaz,nga kontributi i prindërve. Kemi bërë disa kërkesa në Bashki për fonde dhe nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje për zgjidhjen e këtij problemi, përfundon ajo. Ndërkohë që dhe nxënësit shprehen të pa kënaqur me kushtet që ka shkolla për ngrohje. Ledia nxënëse e shkollës 1 Majinë klasën e pestë shprehet se nuk kemi ngrohje në klasë dhe kemi ftohtë dhe pse mundohemi të vishemi sa më mirë  përsëri kemi ftohtë. Ndërsa fëmijët më të vegjël i sheh të veshur mirë megjithatë ata janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Për të eliminuar sadopak të ftohtin prindër të shumtë janë munduar që tu krijojnë sadopak kushtet duke kontribuar vetë për blerjen e sobave me gaz. Arsyeja e vetme për këtë gjendje është mungesa e fondeve nga Bashkia përsa i përket këtij problemi shprehen drejtorët e shkollave të Tiranës. Po ashtu dhe prindërit e nxënësve shprehen të pa kënaqur  me kushtet e shkollave ku mësojnë fëmijët e tyre. Shpresa një zonjë që ka fëmijën e saj në klasë të parë në një nga shkollat e kryeqytetit shprehet se shkolla nuk ka pajisje për ngrohje me ndihmën e prindërve bëmë të mundur që të blinim një sobë më gaz, fëmijët janë të vegjël dhe kanë ftohtë, ku janë masat që duhet të marrë qeveria pse nuk ka fonde Ndërkohë që dhe shkolla të tjera si shkollat Osman Myderizi, Ali Demi, Mihal Grameno, dhe shumë të tjera kanë probleme lidhur me këtë çështje. Sipas drejtorëve të këtyre shkollave problemi mbetet ende i pa zgjidhur për sa kohë do të mungojnë fondet dhe nuk ka një person që nuk merret me këtë problem. Faji për këtë i mbetet atij institucioni që bën shpërndarjen e fondit për këtë punë që në këtë rast është Bashkia.  Por kjo e fundit e pranon përgjegjësin që ka por për ato shkolla që kanë rikonstruktuar ata .
Dhe një arsye tjetër mbetet se janë të pamjaftueshme fondet të cilat ofron buxheti i shtetit për këtë.  Kështu është shprehur shefi i investimeve të Bashkisë për këtë çështje në një intervistë  dhënë për një të përditshme shqiptare përsa  i takon këtij problemi. Lenja  thotë jemi përpjekur të sigurojmë kushte për ngrohje disa prej shkollave të cilat i kemi rikonstrukturuar. Por një problem tjetër mbeten fondet,sepse janë shumë të voglapërfundon  Lenja. Po ashtu nga statistikat rezulton që në qytetin e Tiranës janë një numër shkollash që bashkia spërgjigjet për ta. Por ditët kalojnë dhe problemi nuk po merr një zgjidhje   fëmijët në shkolla po bëjnë mësim  dukë u mundur  të gjejnë një zgjidhje sipas mundësive që kanë secili prej tyre. Ata nuk i heqin aspak xhupat e shallet sepse është ftohtë në disa klasa se nuk kanë siguruar soba gazi. Përdorimi i kësaj të  fundit nuk është  i mirë sepse është e ndaluar nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Por kjo mbetet një nga zgjedhjet më praktike për fëmijët në këto ditë që është shumë ftohtë. Për ta mbetet i pa zgjidhur problemi nga strukturat shtetërorë dhe për këto ditë të ftohta dimri. Janë në mëshirë të fatit përsa i përket ngrohjes nëpër shkolla,mesa duket dhe ky dimër do të kalojë si të tjerët, duke u munduar  sadopak që të kalojnë pa u ftohur,me mundësit që arrijnë të krijojnë ata.
 
 
*********************************************************
Protestë me çaj dhe batanije Gjimnazi "Petro Nini Luarasi"

Të rinjtë e LSI protestuan dje për mungesën e ngrohjes në shkollat e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Të rinjtë protestuan me parullat, Edi dua ngrohje, Caj dhe Batanije, Kam ftohtë, etj.. LRI shpërndau çaj të ngrohtë dhe batanije për gjimnazistët e Petro Ninit, si simbol kundër autoriteteve përgjegjëse dhe demagogjisë që bëjnë në kurriz të nxënësve. LRI kishte zgjedhur këtë shkollë të mesme, që mbahet si një ndër shkollat më të mira në Tiranë, kur dihet që shkollat e tjera janë në kushte edhe më të vështira, pa ngrohje, me xhama të thyer, me dyer të shkatërruara që nuk mbyllen mirë, si dhe me suvatë që janë duke rënë. Përfaqësuesit e LRI-së shpërndanë çaj të ngrohtë dhe batanije për gjimnazistët e Petro Ninit, si simbol të protestës, kundër autoriteteve përgjegjëse që nuk krijojnë kushtet më minimale për mësimin e nxënësve. Duke mbajtur në duar pankarta ku shkruheshin parulla si: Edi dua ngrohje, Çaj dhe Batanije, apo Kam ftohtë, të rinjtë e LRI janë solidarizuar me të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës. Në protestën e zhvilluar para gjimnazit Petro Nini, të rinjtë e LRI i kanë bërë thirrje kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama që të marrë masa urgjente në mënyrë që në gjimnazet e Tiranës të sigurohet ngrohja, duke theksuar se është e pamundur të merret dije në klasa që janë më të ftohta se sa qelitë e burgut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›