E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e ilaçeve, zgjidhje vetëm vitin që vjen

 

Kriza e medikamenteve duket se do të përfundojë vetëm në vitin 2009. Ministria e Shëndetësisë pranon mungesën e theksuar të ilaçeve për pjesën më të madhe të spitaleve. Megjithatë përpjekjet e bëra pak gjë kanë ndryshuar. Më problematike mbetet qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”. Në të nuk kanë përfunduar ende pjesa më e madhe e tenderëve, çka bën që shërbime të tëra të mos furnizohen me barna. Alarmante paraqitet gjendja në Spitalin Onkologjik, ku tashmë farmacitë janë thuajse bosh. Mungon pjesa më e madhe citostatikëve (ilaçeve të kemiotarapisë) për të sëmurët me kancer. Pacientëve u duhet t’i blejnë vetë këto medikamente, ndonëse janë shumë të shtrenjta. Vetëm një cikël kimioterapie për tumoret e gjirit ose të qafës së mitrës, kushton me shumë se 300 euro. Bllokimi i tenderëve është një nga shkaqet kryesore të kësaj situate. Për shkak të keqmenaxhimit, në depot e spitalit janë gjetur jo pak por rreth 13 milionë lekë ilaçe të skaduara. Kjo pasi ishin porositur barna të panevojshme ndërsa nuk ishin marrë ato për të cilat pacientët kanë pasur realisht nevojë. Ministrja Godo në turin e saj në spitalet e jugut ka premtuar se kriza do të përfundojë brenda vitit 2009. Por duket se edhe muajt e parë të tij do të jenë po aq problematikë sa viti që po mbyllet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›