E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Sarkozi në Gjermani

Presidenti francez Nikolas Sarkozy do të zhvillojë në Gjermani një takim me kancelaren Angela Merkel, me qëllim përshpejtimi të vënies në jetë të planit për shpëtimin e Euros.

Të premten, Sarkozy gjatë një takimi me kreministrin grek Jorgos Papandreu deklaroi se bisedimet do të zhvillohen brenda disa ditësh ndërsa shqetësimet për një thellim të mundshëm të recesionit u rikthyen në tregjet europiane.
 

Sipas kreut të Elizeut një dështim i Greqisë do të jetë dështim i Europës. Ndërkohë liderët europianë i kanë kthyer sytë nga Sllovakia, të cilës i kërkojnë të aprovojë fondin e shtuar të shpëtimit të zonës së Euros.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›