E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, shpërbëhet grupi që ndihmonte organizatën ETA

Mediat spanjolle njoftojnë shpërbërjen e një grupi të ndaluar të mbështetjes civile për organizatën separatiste ETA.

Gazeta Gara, zëdhënëse e ETA-s, shkruan se grupi u formua në nëntor të vitit 1999 për të vepruar si organizator i ETA-s, për të nxitur protesta dhe përhapur mesazhet e militantëve.Spanja e ndaloi me ligj organizatën në vitin 2001, edhe pse ajo i vazhdoi aktivitetet.
 

ETA ka vrarë më shumë se 800 njerëz në një fushatë shpërthimesh dhe atentatesh duke filluar nga fundi i viteve 60 me synimin për të detyruar qeverinë të lejojë krijimin e një shteti të pavarur bask.

Grupi i armatosur shpalli një armëpushim në muajin janar. Por qeveria spanjolle e hodhi poshtë atë, duke thënë se ETA nuk bëri asnjë premtim për t`u çarmatosur. Spanja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e shohin ETA-n si një grup terrorist.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›