Vrasja e Al Aulaki, NY në gatishmëri të lartë

Pas vrasjes së anëtarit të rangut të lartë të Al-Kaidas, Aëwnar al Aulaki në Jemen, policia e New York-ut është vënë në gadishmëri të lartë.
Shefi i policisë në metropolin amerikan, Raymond Kelly tha se Aulaki ka shume idhtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e po kështu edhe në New York.
Njeriu i konsideruar si numri tre i Al Kaedes u vra të premten gjatë një sulmi ajror në Jemen. Presidenti amerikan Barack Obama e vlerësoi vrasjen e militantit të lindur në Amerikë si një "hap të rëndësishëm" në luftën kundër terrorizmit.
Ndërkohë, forcat e NATO-s në Afganistan njoftuan kapjen e njërit prej udhëheqësve kryesorë të grupit Hakani gjatë një operacioni në provincën Paktia.
Rrjeti militant Hakani fajësohet për një seri sulmesh të kohëve të fundit në Afganistan dhe besohet se ka shtrirje edhe në Pakistan.