E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, dorëhiqet qeveria holandeze

HOLANDE - Kriza ekonomike globale ka bërë që kryeministri holandez Mark Rutte t'i paraqesë dorëheqjen Mbretëreshës Beatrix, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Qeveria holandeze u zhyt në krizë kur Partia e Lirisë e Geert Wilders hoqi dorë nga bisedimet për reduktimin e deficitit buxhetor, duke deklaruar se refuzon të mbështesë masat shtrënguese ekonomike në bazë të rregullave të BE-së.

Kjo parti nuk bën pjesë në koalicionin qeverisës, por mbështeste qeverinë në minorancë të Mark Rutte. Sipas Wilders, propozimet e qeverisë do të dëmtonin rritjen ekonomike dhe do ndikonin në fuqinë blerëse të popullit.

Që nga 5 marsi, dy partitë e koalicionit dhe Partia e Lirisë janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje mbi shkurtimet në buxhet, pasi Komisioni Europian i ka kërkuar Holandës të miratojë masat e reja shtrënguese brenda 30 prillit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›