E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Meta në Pulia. Vendola: Krenarë për komunitetin shqiptar

TIRANE-Gjatë nje vizite pune ne Itali, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta u prit nga Presidenti i Rajonit te Pulias, Niki Vendola.
Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjatë këtij takimi z. Meta dhe z. Vendola diskutuan mbi bashkepunimin mes Rajonit te Pulias dhe Shqiperise, rritjen e investimeve italiane si dhe mbi zhvillimet e fundit politike ne vend.

Meta, duke vene ne dukje interesin e tij prej vitesh ne forcimin e bashkepunimit ekonomik, shprehu mirenjohjen per kontributin e Rajonit te Pulias dhe vecanerisht ate te Presidentit Vendola ne rritjen e bashkepunimit ekonomik mes Italise dhe Shqiperise.

Meta u shpreh se Pulia ka qene historikisht e rendesishme per Shqiperine, duke vene ne dukje se realiteti i sotem, vecanerisht pas liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, ne krahasim me vitet '90, deshmon qarte per hapat gjigande qe jane hedhur nga Shqiperia gjate viteve te fundit.
“Sot, duhet te fokusohemi ne forcimin e bashkepunimit ne sektore strategjike si energjia, turizmi dhe agro-industria, duke perdorur vullnetin e shkelqyer politik mes dy qeverive per te inkurajuar intensifikimin e marredhenieve mes investitoreve private te te dy vendeve”, tha Meta.
Ne kete drejtim, lideri i LSI-së vleresoi rendesine e Rajonit te Pulias ne kanalizimin e investimeve italiane drejt Shqiperise, duke evidentuar faktin qe rreth 80% e investimeve italiane vijne nga Rajoni i Pulias.

Meta gjithashtu theksoi rendesine e gazsjellesit TAP, ne interes te te dy vendeve duke nenvizuar nevojen e nje Marreveshjeje nder-qeveritare mes Italise, Shqiperise dhe Greqise per garantimin e suksesit te ketij projekti strategjik per te gjithe rajonin.

Presidenti Vendola, pasi vleresoi rolin e z. Meta ne forcimin e marredhenieve mes dy vendeve, shprehu krenarine e tij per ate bashkepunim qe eshte arritur mes Rajonit te Pulias dhe Shqiperise, duke theksuar njekohesisht rolin pozitiv e kontribues te shqiptareve ne ekonomine dhe jeten sociale te Italise.
Ne kete drejtim Vendola u shpreh se Rajoni i Pulias do te vazhdoje mbeshtetjen ndaj Shqiperise permes fokusimit ne asistencen teknike dhe inkurajimin e investitoreve ne sektore strategjike, vecanerisht ne ate te energjise se rinovueshme.

Ne kete kuader, u shpreh gatishmeria per te asistuar ne perdorimin me te suksesshem te fondeve te IPA-si dhe per te rritur cilesine e implementimit te projekteve bilaterale ne te ardhmen.
Gjithashtu, z. Vendola vuri ne dukje bashkepunimin e shkelqyer ne fushen e shendetesise, duke theksuar se shkembimet e ekipeve shendetesore kane ndihmuar jo vetem Shqiperine, por edhe Italine.
Ne perfundim z. Meta dhe z. Vendola diskutuan edhe mbi zhvillimet politike ne Shqiperi, duke ndare bindjen se mbarevajtja e nje klime sa me pozitive politike, kontribuon ne suksesin e terheqjes se investimeve te huaja ne vend, si dhe ndaj avancimit te procesit se integrimit evropian te Shqiperise.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›