E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike është krizë politike e së majtës

Kriza që filloi në tregjet financiare botërore u shfaq shumë shpejt si shumëdimensionale dhe shoqërore. Shoqëria amerikane vendosi të reagojë politikisht duke zgjedhur në krye të vendit, drejtues që premtuan rikonfigurime politike. Ndërsa në Europë kërkesa për riformatim dhe ripërshtatje iu bë së pari të majtës: Konfigurimi tradicional i saj u trondit, u përça, u rikrijua. Në Francë, Itali, Greqi, por edhe Shqipëri. Rasti i humbjes në Itali në ishullin e Sardenjës të përfaqësuesit të majtë dhe pronarit të një prej gazetave historike të së majtës L’Unita ishte pika që derdhi ujin e gotës në të majtën italiane. Edhe pse e katandisur në iluzionin e bashkimit, e bjerrur nga korrupsioni dhe deziluzioniste në aspektin e komprimisit, edhe e majta shqiptare  mbetet barometër i trazirave politike. Kur shoqëritë ndodhen në frikë për punën, shërbimet sociale, shtetin, formacionet politike duhet të japin përgjigje. 

Dhe e majta shqiptare thjesht nuk mundet. Pyetjet tashmë të shumëditura e të qarta kërkojnë përgjigje.Dhe nuk shohim asnjë prej ish ministrave të famshëm të së majtës shqiptare për cështjet ekonomike dhe financiare të japë një zgjidhje, një frazë, dicka. Në vend të tyre e majta shqiptare ka përzgjedhur demagogjinë e xhaketave të vjetra që thonë se bëjnë politikën e re. Mund të dëgjosh eksponentë të së majtës shqiptare të flasin për gjithshka, por kurrë në këtë kohë nuk kanë thënë një propozim se cfarë ata duan të bëjnë kur të vijnë në pushtet. Duke u marë me gjoja merakun e tyre për moralin e qeverisë aktuale dhe me gjithfarë broçkullash të tjera, ata nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje, asnjë alternativë, asgjë. Duket se në vetvete janë të kënaqur me atë cfarë prodhon mazhoranca dhe këtë prodhim dinamik për shkak të fronteve të shumta të një qeverie të gjallë, e konsumojnë në mënyrë kanibale dhe të mjerueshme. E duke nxjerrë gjithfarë figurash me përjashtim të ekonomistëve, e majta shqiptare nuk bën gjë tjetër vecse konfirmon se ajo nuk ka program, nuk ka vizion, nuk e meriton vëmendjen e publikut. Madje me qëndrimin e saj ajo i bën qytetarët që edhe fajet për gjendjen ekonomike apo moszhvillimin sa duhet të vendit, t’ia hedhin asaj. Në një kohë që kërkohet përgjegshmëri, përgjegjësi dhe kompriomis për kapërcimin e momenteve të pakëndshme ekonomike, e majta ka kapitulluar. Ajo as nuk di, as nuk mundet të përfitojë nga ajo gjendje që sips saj është në prag të kolapsit.Dhe që të evidentosh këtë nuk duhet ë të jesh ndonjë vizinar i madh, thjesht duhet të jesh qytetar i informuar. E majta shqiptare është kredhur në një krizë të sistemit të saj politik. Përplasjet brenda radhëve të saj me PS-në dhe LSI-në, me PSD-në dhe G 99, me G 99 dhe LSI-në apo me LSI-në dhe PSD-në tregojnë jo vetëm sens kundërshtari por edhe ashpërsinë e krizës politike dhe krizës organizative të saj që e gjen të papërgatitur për zhvillimet e reja. Shoqëria shqiptare në zhvillim të vazhdueshëm dhe rikonfigurim kërkon mbështetje tek skemat politike që garantojnë stabilitet. Kriza politike dhe institucionale brenda së majtës tregon pafuqi të saj për të shpikur një gjë tjetër e të re, të moralshme, ekzistente. Në të majtën shqiptare po shkundet dhe po vihet në pikpyetje ekzistenca e saj. Derisa të sqarohet gjithshka brenda saj, qytetarët nuk kanë pse të presin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›