E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdhi Erion Veliaj në Vlorë, por s’na tha se ku punonte

Kur shikoj Erion Veliajn, që hapi një zyrë të partisë së tij në qytetin tim pyetja e parë ngacmuese është: Ku punon ky njeri? Sepse shfaqet tek te gjithë ndërsa jep këshilla për të gjitha. Çuditërisht m’u shkrep në kokë për të pyetur: Ku punon o njeri? Si ka mundësi, që qenke specialist për të gjitha, cila është përvoja juaj e punës, që ua jep edhe të tjerëve? Mesa kam lexuar është marrë me OJF. Në këtë vendin tonë OJF, ose ndryshe OJQ ishin përveçse ca metastaza kanceroze te prishura qe vidhnin - nuk i bene ndonjë nder këtij vendi, veçse i vodhën disa para. U bë modë në qeverisjen e socialistëve, që të pasuroheshe duhej të luftoje në disa fronte, por më kryesore mbeteshin korrupsioni shtetëror dhe OJQ-të. Aq shpesh dhe aq të dendura u bënë OJQ-të, saqë kur i pyesje se me se merreshin, përgjigjeshin: Ja, hiç, kam një OJQ. OJQ-të vërtetë u dhanë bukë e para të majtëve sepse ata i zotëronin, por OJQ ishin dhe mbeten ende përvoja më e keqe e menaxhimit sepse nëse u kanë dhënë një profesion ai është profesioni i vjedhjes. OJQ-të edhe sot vazhdojnë të bëjnë leksione të dala mode me nxënësit e shkollave ku auditori mbetet nxënësit e marrë nga ndonjë shkollë kundrejt pagesës për mësuesit e varfër. Çfarë mund t’u mësojë një OJQ përveç ca leksioneve të kopjuara dhe drekave e cocteil-eve të shtruara. 

Ndërsa i lëmë në punë të tyre këto OJF, pyetja se ku punon ky Erion Veliaj, që ka kohë me bollëk dhe hap zyra për partine e tij, që s’ka anëtarë kur të tjerë që kanë 18 vjet në këtë qytet, s;mundin ta çelin një syresh, andej nga Skela. Një luks të këtillë s’e kanë as amerikanët dhe as më të pasurit e botës, ndërsa në këtë vendin tonë, çuditë mbeten çudi. Nëse PS-së nuk i mjaftoi një Erion shkruan një analist, në atë ngrehinë erdhi një tjetër i tillë, si për ta bërë më të plotë shprehjen: Moj kasolle ku i mblodhe.....

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›