Berisha inaguron kilometrat e para të rrugës Levan-Tepelenë

Kryeministri Berisha inaguron sot 30 kilometrat e parë të superstradës Levan-Tepelenë, në segmentin Levan-Damës.
Superstrada Levan - Tepelenë është pjesë e Korridorit Veri - Jug dhe ka një gjatësi totale prej 70 km dhe vlerë 70 milion Euro. Rruga është ndarë në dy seksione: Levan -Damës dhe Damës - Memaliaj.
Në këtë vepër janë ndërtuar 15 ura me gjatësi totale prej afro 500 m dhe 35 vepra të tjera hidraulike. Ky aks përfaqëson një nga infrastrukturat më moderne dhe më panoramike të vendit, dhe përshkon rrethet Fier- Vlorë -Tepelenë.
Që nga dita e enjte segmenti rrugor Levan-Damës do të vihet në shfrytëzim të plotë për përdoruësit e automjeteve.