E Diel, 1 Nëntor 2026

Largohet Stefanoviç, bisedimet Kosovë-Serbi bëhen politike?

Politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk pritet të ndryshojë edhe pas ardhjes së Tomisllav Nikoliçit në krye të shteti serb, ka thënë sekretari për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç.
 

Ivanoviç ka thënë se mënyra se si do të krijohet qeveria serbe do të jetë shumë me rëndësi në raport me vazhdimin e politikave ndaj Kosovës.
 

Ai ka thënë se Nikoliç nuk mundet t`i bllokoj marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën.  Sipas Ivanoviçit, pritet që bisedimet në Bruksel të mos jenë thjesht teknike dhe mund të ketë nevojë për ndryshimin e kryenegociatorit serb, Borko Stefanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›