E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, prifti: T`i izolojmë homoseksualët deri në vdekje

Një prift amerikan, ka provokuar zemërim në publik dhe mes organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kur u shfaq në internet propozimi i tij aspak human, për të izoluar homoseksualët në gardhe elektrike, si kafshët, duke i lënë aty deri në vdekje.

Pastori, Charles Uorley ka lëshuar propozimin e tij më 13 maj nga Kisha Baptiste në Maiden, të Karolinës së Veriut.

"Të ndërtojmë një gardh të madh ku le të fusim në të, të gjithë homoseksualët e lezbiket, ndërsa ushqimin ua hedhim nga lart. Pas disa viteve do të vdesin, duke mos qenë në gjendje për t`u riprodhuar", kishte thënë Uorley në një propozim të denjë për oficerët nazistë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›