E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Vendimi i FIFA`s afirmon shtetin kosovar; reagon Serbia

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e FIFA-s, i cili lejon kombëtaren e Kosovës të zhvillojë lojë miqësore ndërkombëtare.
"Vendimi i FIFA-s që lejon kombëtaren e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, është një hap i madh dhe i rëndësishëm për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, që do të ndihmojë që shteti ynë i ri të njihet edhe më shumë dhe të tregojë vlerat e veta", thuhet në një deklaratë të kryeministrit kosovar.
 

"Gjatë gjithë këtyre viteve, futbollistët kosovarë kanë treguar kualitete të larta të lojës si pjesë e kombëtareve dhe e klubeve të ndryshme botërore. Tani, ky vendim do t`iu mundësojë atyre që të mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës dhe të afirmojnë sportin kosovar, duke ndihmuar kështu diplomacinë kosovare në prezantimin e denjë të Republikës së Kosovës në botë, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.
Ndërkohë Federata e Futbollit e Serbisë ka protestuar pas vendimit të FIFA-s, që u mundëson 208 vendeve anëtare të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën.

Federata Serbe ka thënë se vendimi është marrë pa u kosnultuar me UEFA-n apo me asociacionin serb të futbollit dhe ka kërkuar një takim urgjent me kreun e FIFA-s Sep Blater dhe homologun e tij nga UEFA Mishel Platini, transmeton REL.
 

Të hënën, FIFA u ka mundësuar 208 vendeve anëtare që të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën.FIFA dhe UEFA kishin bllokuar më herët këtë ambicie të Kosovës, për shkak se shtetësia e saj nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar këtë formë të ndryshimit të politikave në mbledhjen e së hënës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›