Itali,arrestohet banda multietnike, mes tyre 2 shqiptarë
Policia italiane e Triestes ka arrestuar një organizatë kriminale e përbërë nga italianë, rumunë dhe shqiptarë. Policia ka arrestuar shqiptarët Shpëtim Vrako 45 vjeç, Eduard Alikajn 37 vjeç, si dhe italianët, Fabio Luca Loda 42 vjeç, Francesco D'Alessa-ndro, 63 vjeç dhe Karlo Vitari, 61 vjeç, të cilët merreshin me vjedhjet e makinave. Banda multietnike merreshin me vjedhjen e makinave dhe trafikonin makina të tonazheve të rënda. Sipas mediave italiane gjashte të arrestuarit vidhnin mjete pune me vlerë të konsiderueshme, të cilat më pas, me anë të rrugëve tokësore ose detare, i dërgonin në Rumani ose në Shqipëri për t'i shitur.