E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumf ne Bilbao, Reali pretendent

Real Madridi fitoi ndeshjen e fundit me 10 vete, ndaj Atletiko Bilbaos, me rezultatin 5-2, duke i bere presion Barcelones, ne krye te Premiera Divizion. Reali i Madridit siguroi nje fitore kaq te thelle ne kampionat, vetem kater dite pas disfates se madhe qe pesoi ne fushe te Liverpulit, ku i dha lamtumire Liges se Kampioneve. Real Madridi ka shkuar ne kuoten e 60 pikeve, pas fitores se dites se shtune, kurse Barcelona ndodhet tre pika para, pro me nje ndeshje me pak. Huntelar shenoi golin e tij te gjashte ne pese ndeshjet e fundit me Real Madridin. Sulmuesi perfitoi nga nje pasim i zgjuar i Robenit dhe shenoi ndaj Atletiko Bilbaos golin qe i dha epersine dhe me tej madrilenet kontrolluan lojen. Nente here kampionet e Evropes jane afruar ne krye dhe presin ndonje hap fals te Barcelones, per te marre kryesimin e kampionatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›