E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, presidenti Bush pret udhëheqësit e G-20

Presidenti amerikan Xhorxh Bush priti në një darkë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të G 20-ës dhe deklaroi se kriza globale financiare nuk mund të ndreqet brenda një dite.

Në darkën e shtruar me këtë rast, darkë që shënoi fillimin e takimit të Grupit të 20-shes, Bush tha se zgjidhja e problemit varet nga vazhdimi i bashkëpunimit dhe përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar. “Takimi do të përqendrohet në analizën e shkaqeve dhe shqyrtimin e përgjigjes ndaj krizës financiare”- tha ai.

Zoti Bush shtoi se bisedimet do të përfshijnë gjithashtu edhe një plan specifik veprimi për të mbrojtur parimet e tregut të lirë. Udhëheqës nga 20 fuqi të ndryshme ekonomike të botës janë mbledhur në Uashington për bisedime zyrtare që fillojnë të shtunën, një ditë pasi Bashkimi Evropian njoftoi se 15 vendet që përdorin euron janë zyrtarisht në recesion.

Drejtuesit botërorë, të mbledhur edhe sot në kryeqytetin amerikan, pritet të hartojnënjë strategji të koordinuarpër të luftuar kundër krizës më të keqe që ka goditur financat botërore që pas vitit 1929 dhe kërcënon ta zhysë ekonominë e planetit në një krizë të rëndë.

G20 mbledh anëtarët e G8-ës (Gjermani, Francë, SHBA, Japoni, Kanada, Itali, Mbretëri e Bashkuar, Rusi, Bashkimi Evropian)si dhe Afrikën e Jugut, Arabinë Saudite, Argjentinën,Australinë, Brazilin, Kinën, Korenë e Jugut, Indinë, Indonezinë, Meksikën dhe Turqinë.Spanja dhe Holanda janë ftuar gjithashtu në takimin e Uashingtonit nga presidenca franceze e BE-së.

(Voa)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›