Kriza ekonomike, shqetësohet edhe FIFA
FIFA shprehu shqetësimin e saj në lidhje me faktin, se kriza ekonomike botërore mund të ndikojë në numrin e vizitorëve në finalet e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Horst Shmidt, këshilltar i FIFA-s për organizimin e Botërorit të ardhshëm, tha se duhet promocion i madh muajt e ardhshëm për të bindur fansat të udhëtojnë drejt vendit afrikan në turneun që do të organizohet nga 11 qershori e deri më 11 korrik 2010. “Ka një shqetësim, se njerëzit nuk do të vijnë në numrin e parashikuar nga jashtë”, - tha Shmidt, shefi i organizimit të Botërorit 2006 në Gjermani dhe tani supervizor i përgatitjeve të atij të vitit 2010. Afrika e Jugut vlerëson se rreh 450 mijë vizitorë do të udhëtojnë për të ndjekur finalet, pavarësisht se në fillim është folur për një numër prej 900 mijësh (maksimumi) e deri te 300 mijë (minimumi).
25 Nentor 2008