Kriza ekonomike ul ndjeshem remitancat

Kriza ekonomike, papunësia por edhe cikli në mbyllje i emigracionit kanë sjellë ulje të dukshme të remitancave në Shqipëri. Prej vitesh të arhdurat nga emigracioni kanë ardhur në rënie duke shënuar nivelin më të ulët në vitin 2010. Banka e Shqipërisë, në raportet periodike bën me dije se niveli më i lartë i të ardhurave nga emigrantet në pesë vitet e fundit ishte ne 2007, ku në Shqipëri hynë 951.7 milione euro. Më pas, ky tregues më rendësi për ekonominë ka ardhur në rënie. Kështu, rreth 120 milionë euro më pak u sollën një vit
më pas, ndërsa në vitin 2010 remitancat nuk e kaluan shifrën e 690 milionë eurove. Krahasuar me vitin 2007, rënia e të ardhurave vetëm nga emigrantët është rreth 263 milionë euro. Ekonomistët thonë se shumë prej emigrantëve nuk po arrijnë të punojnë si më parë, çka i ka detyruar të mos dërgojnë më të ardhura në atdhe.
Ndërkohë, një tjetër arsye është dhe mbyllja e ciklit të emigracionit. Banka Botërore nga studimet e bëra në vendet në tranzicion ka arritur në përfundimin se pas rreth 15 vitesh jetë jashtë atdhetut, emigrantët nuk dërgojnë më para për familjet e tyre, kjo pasi ata krijojnë jetën dhe nuk kanë mundësi për të ndihmuar familjet e tyre.
Viti Remitancat/mln euro
2006 937.2
2007 951.7
2008 833.3
2009 781.3
2010 689.8
Florian Papadhimitri