E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro humb terren kuotohet ne 141.98 leke

Monedha e përbashkët e vendeve të Europës ka nisur të lëshojë disi terren ndaj lekut shqiptar, por sërish ngelet në nivele të larta vlere. Java u mbyll me kursin zyrtar të një euro në vlerën 141 lekë e 98 qindarka, duke regjistruar një rënie prej 30 qindarkash brenda një jave.

Muajin qershor euro e nisi me një vlerë të lartë, çka shqetësoi ekonomistët për pritshmërinë e çmimeve dhe lekut. Me një qershor, euro u vlerësua me kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë 142 lekë e 20 qindarka. Kundrejt tendencës gjithnjë e në rritje, dy javët e para të këtij muaji patëm një zhvlerësim të monedhës europiane dhe pritshmëritë janë që kjo tendencë të vijojë dhe gjatë korrikut.

Në muajt e fundit, vlera më e ulët e euros ka qenë në korrikun e 2010-ës kur këmbehej me 134 lekë e 86 qindarka. Që prej atëherë tendenca ka qenë gjithnjë në rritje.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›