Mashtronte të moshuarit, pranga 49 vjeçarit

Një 49 vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia. Ferit Saliu ra në prangat e uniformave blu, pasi kishte realizuar një sërë mashtrimesh, duke i shtirur si sekser apo si biznesmen, duke vjedhur qytetarët. Në grackën e mashtrimeve të tij, ishte kryesisht të moshuarit. Policia zbuloi identitetin e tij, me anë të gjurmëve të gishtërinjve që kishte lënë në banesa të ndryshme, gjatë vjedhjeve që kishte realizuar. Së fundi, një 77-vjeçar nga qyteti bregdetar, kishte denoncuar në polici Saliun, pasi më datë 1 mars ky i fundit i ishte paraqitur në banesë, si ndërtues pallatesh duke i bërë ofertë për blerjen e shtëpisë së tij. Gjatë kësaj kohe 77 vjeçarit H.S, i kishin humbur në shtëpi rreth 400 000 lek. Pas këtij denoncimi dhe gjetjes së gjurmëve të gishtave në disa banesa të grabitura në Durrës, policia e arrestoi në Tiranë me nofkën "Mashtrues i Pleqve", në momentin kur po dilte nga banesa e tij në Rrugën e Dibrës.