PS:Procesi i aplikimit për letërnjoftimet,po deformohet

PS ka hedhur poshtë deklaratat e zëvendës ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni se zyrat e aplikimit po shtriheshin në gjithë vendin, duke deklaruar se procesi i aplikimit për letërnjoftime po deformohet. Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri deklaroi se procesi i aplikimit për letërnjoftime është një proces i mbushur me shumë probleme dhe që qeveria po përkeqëson një çështje që i përket kryesisht asaj.
"Është detyrim i qeverisë që të marrë të gjitha masat për njoftimin dhe aplikimin me përparësi të të gjithë zgjedhësve që nuk kanë pasaportë, siç ka parashikuar edhe Kodi Zgjedhor , si dhe të ushtroje të gjithë kujdesin e duhur që këto lista të jenë të sakta, pasi nga të dhënat në terren ky numër rezulton të jetë shumë më i lartë",tha ai. Gjiknuri akuzoi mazhorancën se ajo që në mënyrë sistematike po refuzon ngritjen e nje komisioni ad hoc monitorues, pikërisht edhe për të bërë të qartë se ku fillojnë dhe ku mbarojnë përgjegjësitë e saj politike në këtë proces.