Kriza eurozona rimekembet ngadale

GDP-ja në 16 vendet që përdorin euron u rishikua duke vajtur nën 0.4 për qind, që ishte raportuar më herët nga enti evropian i statistikave, EUROSTAT.
Kjo tregon një rënie të madhe nga rritja prej 1 për qind të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit, nga prilli në qershor.
Faktori madhor i kësaj rënieje ka qenë ngadalësimi i rimëkëmbjes në Gjermani, ku rritja ra nga 2.3 në tremujorin e dytë, në 0.7 për qind në tremujorin e tretë.
Rritja e periudhës prill-qershor në Gjermani u vlerësua në atë kohë si e jashtëzakonshme, pasi ishte performanca më e mirë tremujore që regjistrohej që prej unifikimit të vendit në vitin 1990.
Por shifrat e fundit të publikuara tregojnë si natyrën e brishtë të rimëkëmbjes ekonomike në Evropë, ashtu edhe rolin kyc të Gjermanisë në këtë proces.