Zgjedhjet rivotim edhe ne Mitrovice

Të njëjtin fat si Drenasi, Skënderaj dhe Decani, ku do të rivotohet këtë javë, duket se do ta kenë edhe pjesa dërrmuese e qendrave të votimit në Mitrovicë.
Nga 29 qendra sa ka gjithsej kjo komunë, në 24 prej tyre votimi do të ripërsëritet.
Mësohet se një vendim të tillë e ka marrë Gjykata Supreme, e cila ka urdhëruar KQZ-në për përseritjen e votimeve në disa qendra pas disa ankesave të subjekteve politike në këtë institucion, lidhur me parregullësitë gjatë procesit të 12 dhjetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të vendosë në lidhje me këtë cështje. Pas procesit të rinumërimit të 40% të vendvotimeve të 12 dhjetorit pritet të ketë një raport të qendrës së numërimit të votave e më tej qëndrimi i KQZ-së.