Meksike arrestohen dy te shumekerkuar

Dy të shumëkërkuar u vunën në pranga nga policia Meksikane ditën e sotme, të akuzuar për një dyzinë veprash penale, midis të cilave edhe vrasje e trafik droge.
Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare, të cilat shtuan se ndër të tjera, të shumëkërkuarit mendohen se janë fajtor edhe për prerjen e kokës së një personi, për ta hedhur më pas në mes të qytetit të Tihuanës, për të terrorizuar qytetarët.
Tijuana është shndërruar në një prej vendeve më të rrezikshme të të gjithë planetit, si rrjedhojë e luftës së përgjakshme midis karteleve të drogës.