E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK hap dyert edhe per LDK-ne

Partia Demokratike e Kosovës i ka dyert e hapura për cdo subjekt politik, përfshirë këtu LDK-në, për të formuar koalicionin e ri qeveritar.

Deklarata është bërë nga nënkryetari Hajredin Kuci, i cili në një intervistë për të përditshmen “Express”, ka theksuar se për PDK-në janë të gjithë të pranueshëm.

Kuci është shprehur se për momentin mes PDK-së dhe partive të tjera ka patur vetëm kontakte jozyrtare, por ka nënvizuar se gjërat do të marrin formë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

“Ne ende nuk e kemi formalizuar qëndrimin tonë si PDK se me kë do të orientohemi në koalicion. Presim datën 9 janar që të përfundojë edhe ky raund i votimeve, presim që të certifikohen zgjedhjet, mandatet e deputetëve dhe pastaj të do të jemi shumë të drejtpërdrejtë, shumë të shpejtë dhe shumë konkretë në krijimin e koalicionit të ri qeverisës”, ka deklaruar Kuci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›