E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza evropiane shtyn nje fshat italian te kerkoje pavaresine

Masat ekonomike shtrenguese te Italise perfshijne edhe plane per te bashkuar autoritete lokale ne perpjekje per te frenuar shpenzimet publike. Fshati i vogel i Filetinos perballet me nje mundesi te tille por kryetari i komunes se tij po kundersulmon. Qyteza kerkon te behet nje principate me vete me nje monedhe te sajen dhe kjo mund te mos jete dicka e pamundur per kete vend te vogel kodrinor.

Thelle ne malet e thepisura ne lindje te Romes gjendet fshati i qete i Filetinos. Ne shekuj me radhe ketu kane ndryshuar shume pak gjera. Por 554 banoret e Filetinos jane tani pjese e nje revolucioni ne zhvillim e siper. Filetino po kerkon te ndahet prej Italise.
Sipas planeve te paketes se masave ekonomike shtrenguese prej 50 miliarde eurosh te gjitha qytezat me me pak se 1 mije banore do te shkrihen duke iu bashkuar komuniteteve fqinje.

Kjo do te linte kryetarin e komunes se Filetinos Luka Selari pa pune. Keshtu qe ai po kundersulmon.

Ne duam te administrojme rezervat tona ne menyre te pavarur. Ky qytet i vogel eshte i pasur me rezerva natyrore dhe kjo mund te sillte mundesi te medha ekonomike. Ne kemi rreth 8 mije hektare toke dhe pyje pemet e te cilave ne mund te presim por shteti nuk na lejon. Ne kemi rezerva ujore por ato jane te administruara nga nje kompani ne Rome dhe ne nuk marrim asnje fitim.

Filetino ka filluar edhe te emetoje monedhen e saj Fioriton e cila permban fotografine e kryetarit Selari. Dyqanet e pakta te qytezes shesin bluza me stemen e re te Filetinos.

Per momentin ato jane thjesht suvenire por zoti Selari thote se ekzistojne precedente ligjore te ketij lloji. Perpara bashkimit ne shekullin e 19 Italia perbehej nga shume principata dhe mbreteri. Disa prej tyre si San Marino ekzistojne ende.

Ne ishim te paret qe protestuam ndoshta ata qe protestuam me ze me te larte dhe qeveria u terhoq. Per momentin nuk jemi ende te shkrire me fshatin fqinje por megjithate qeveria po na detyron te bashkojme sherbimet. Kjo mund te rrise kostot per ne prandaj shpresoj qe qeveria e re e Kryeministrit Monti te propozoje nje zgjidhje te arsyeshme per kete problem.

Roza Maria Xhuliti ndihmon ne administrimin e restorantit kryesor te Filetos La Galleria. Ajo eshte skeptike mbi planet e kryetarit te komunes.

Ne nuk duam pavaresine nga Italia ne nuk duam te jemi jashte sistemit ne thjesht duam te administrojme rezervat tona te cilat nuk duam tia dorezojme askujt.

Nena e Roza Maria Xhulitit merret me gatimin dhe ajo thote se prej kafsheve te fshatit te tyre prodhohet bifteku me i shijshem ne bote. Ajo deklaron se ky eshte gjaku vendas i principates.

Duket qarte qe banoret e Filetinos jane krenare per kulturen dhe fshatin e tyre. Pergjate Italise rreth 2 mije fshatra mund te mos drejtohen me nga kryetaret e tyre te komunave. Shume prej tyre do te shohin me kujdes nese kryetari Selari do te arrije ta quaje veten nje dite Princ i Filetinos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›