Kriza financiare, BE gati te mbeshtese Athinen
BRUKSEL- “Kemi gjetur një kompromis, tani do e prezantojmë në Këshill”- Kështu ka deklaruar presidenti i BE-së Herman Van Rompuy, pak para fillimit të takimit të 27 liderëve të BE-së i cili do të diskutojë mbi situatën në Greqi. Shteti Helen është përfshirë nga një krizë e rëndë ekonomiko- financiare e cila rrezikon të ndikojë në të gjithë eurozonën.Përvec Van Rompuy në këtë takim morën pjesë dhe presidenti Nikolas Sarkozi, kancelarja gjermane Anxhela Merkel, kryeministri grek Papandreu, Kryeministri spanjoll Zapatero, dhe presidenti i KE-së, Manuel Barroso. Ende nuk bëhen të ditur detaje nga kjo marrëveshje e cila parashikon mbështetje Athinës. Detajet do të bëhen publike gjatë takimit në Burksel. Parisi dhe Berlini, ishin dy shtetet të cilët ishin impenjuar për të ndërhyrë në ndihmë të Athinës cka do të ndikonte në mbrojtje të euros e cila është vënë në rrezik për shkak të krizës financiare që ka prekur Greqinë dhe frikës se mos kjo krizë do të zgjerohet në vende si Spanja, Portugalia dhe Irlanda të cilët përdorin si të vetme monedhë euron. (s.g/BalkanWeb)