E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, Svoboda: Qeveria t'i jape fund krizes, te hape kutite

STRAZBURG- “Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparancë dhe hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit në vend”. Ky është qëndrimi që zyrtarë të lartë në Strasburg kanë përsëritur qëndrimet e tyre në takime me kryetarin e PS, Edi Rama, i cili ndodhet atje prej dy ditësh. Takimi i zotit Rama ndodh pak ditë para tryezës së thirur nga Presidenti Topi për të zgjidhur krizën politike.Zyrtarët në Strazburg kanë dhenë mesazhin se hapja e kutive të votimit duhet të jetë pjesë e hetimit dhe kusht për dhënien fund të bojktotit të opozitës. Seria e takimeve të Ramës në Starzburg ka vijuar me grupin socialist dhe demokrat ku nënkryetari i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian Hannes Svoboda i kërkoi qeverisë shqiptare të veprojë për zgjidhjen e krizës.“Qeveria duhet të jetë e hapur dhe transparente duke përfshirë dhe hapjen e kutive të votimit, sepse kjo do të tregonte qartë se kush ka të drejtë, ata që thonë se ka pasur manpulime apo ato që thonë se nuk ka pasur të tilla. Ne na nevojitet stabiliteti në vend. Vetëm nëse opozita kthehet në parlament dhe qeveria tregohet e hapur dhe transparente mund të kemi një dialog të frytshëm dhe në interes të vendit.”- deklaroi zoti Svoboda. Nga ana e tij kreu Edi Rama falenderoi grupin europian socialist për mbështetjen,ndërsa theksoi se transparenca e zgjedhjeve është vlerë europiane.“Sot ne jemi në pikën ku kemi gjetur mirëkuptim të shkëlqyer me miqtë dhe partnerët tanë të PSE për të vazhduar një proces hetimi dhe për të garantuar transparencën e plotë përfshirë dhe hapjen e kutive. Në këtë proces do të angazhohet një komision hetimor parlamentar, duke kthyer në këtë mënyrë opozitën në parlament, duke vazhduar tashmë në rrugën e reformave dhe të integrimi të Shqiërpisë në Europë.Kryesocialisti Rama dhe deputete të tjerë të PS-së po zhvillojnë një seri takimesh me Starsbrug me zyrtarë të lartë ndërkombëtar në përpjekje për të siguruar mbështetje ndaj kërkesës së tyre për hapjen e kutive te votimit para tryezës së të shtunës. Një ditë më parë ishte zv presidenti i Parlamentit Europian Libor Roucek i cili deklaroi pas takimit me zotin Rama se hetimi i zgjedhjeve është i domosdoshëm për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar shqiptarët që probleme të tilla të mos ndodhin më.(s.g/MEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›