E Diel, 1 Nëntor 2026

Baftjar Zeqo: Së shpejti shërbim urban në Fier

11/02/2010  Përfundimi i unazës do të mundësojë dhe vendosjen e linjës së shumëpritur
FIER- Qytetari i Fierit së shpejti do të ketë shërbimin urban. Ky ka qenë deklarimi i kryebashkiakut Baftjar Zeqo para medieve. Sipas Zeqos, pas mbledhjes së KRRT-së së bashkisë është marrë vendimi që do të vazhdojë segmenti i mbetur i unazës së qytetit që është edhe pjesa perëndimore e saj. Vazhdimi i mbetur i unazës së qytetit bën të mundur që automjetet e tonazhit të rëndë si dhe furgonat të mos lëvizin në rrugët në qendër të qytetit apo dytësore, por në unazën e tij.
Shërbimi urban
Dalja e unazës së qytetit në hyrje të Zhupanit, 3 km larg qendrës Fier bën të mundur që me përfundimin e saj të vendoset edhe shërbimi urban në qytet ku do të lëvizin lirshëm në të gjitha zonat e qytetit Fier banorë të Mbrostarit, Sheqit të Vogël dhe të Madh, banorët e komunës Qendër si dhe at atë Zhupanit. Vendosja e shërbimit urban do të bëjë të mundur që t’i japë një “frymëmarrje” tjetër qytetit ku banorë të ndryshëm do të lëvizin në mënyrë më komode për të kryer nevojat e tyre, por nga ana tjetër do t’u kursente kohën, e cila tashmë në këto kohë është më se e domosdoshme për të mbaruar punë sa më shpejt. Fierakët e presin prej kohësh këtë lajm dhe sidomos kthimin në realitet. Shtimi i popullsisë me hapa galopante gjatë viteve të demokracisë e bën të domosdoshëm futjen e linjës urbane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›