Barroso: Zona euro e kercenuar nga kriza ne Greqi
BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso u kërkoi sot vendeve të zonës euro të jenë të gatshme të ruajnë stabilitetin financiar kërcënuar nga kriza financiare greke, theksoi një burim i afërt i Komisionit. Gjatë një takimi në Bruksel me presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe atë të Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, para samitit me drejtuesit evropianë, ai u shpreh në mbështetje të një politike për Greqinë. ''Sipas tyre, zgjidhja duhet të përmbajë dy elementë'', theksoi burimi. "Greqia duhet të jetë e gatshme për të bërë çdo gjë që është e nevojshme, duke përfshirë dhe masa shtesë për të garantuar arritjen e objektivave për reduktimin e deficitit të saj gjatë këtij viti'', shtoi i njëjti burim.(atsh/Balkanweb)