Inspektoret e IAEA vizite 3 ditore ne Teheran
Inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kanë nisur një vizite 3 ditore në Iran, në përpjekje për të ndalur programin bërthamor të vendit.
Vizita vjen në një periudhë, kur tensioniet mes Teheranit dhe Perëndimit janë shtuar më shumë.
Drejtori i Pergjithshëm i agjencisë Jukija Amano tha se Irani duhet t’u përgjigjet pyetjeve të agjencisë lidhur me aktivitetin e tij bërthamor, gjeë që mohohet nga autoritetet iraniane.
Kreu i Agjencisë tha se ata shpresojnë të zgjidhin të gjitha çështjet e lëna pezull me Teheranin lidhur me programin bërthmor.
“Veçanërisht ne shpresojmë që Irani të bashkohet me shqetësimin tonë”, ka thënë zv/Drejtori i agjencisë Herman Nakaerts para nisjes në aeroportin e Vjenës.
Debatet mbi aktivitetin bërthamor të Iranit janë intesifikuar që kur agjencia atomike raportoi në nëntor shqetësime serioze lidhur me zhvillimin e armëve atomike nga ana e Teheranit.
Që prej atëherë BE-ja dhe SHBA-ja kanë nisur një seri sanksionesh kundër Iranit, përfshirë embargo ndaj importit të naftës.
Nga ana e tij Irani ka kërcënuar me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga ku kalon më shumë se 20% e naftës në botë.
SHBAja ka thënë se do të përdorin dhe forcën nëse është e nevojshme për të lënë të lirë lundrimin e anijeve.