E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Jashtëm izraelit: Kriza me SHBA-të do kapërcehet

"Gjërat do të zbuten, sepse as Shteteve të Bashkuara as Izraelit nuk i intereson shkallëzimi. Komunikojmë drejtpërdrejt nëpërmjet kanaleve të ndryshme me zyrtarë të administratës amerikane", deklaroi ai në radion publike.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se ende është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Izraeli lidhur me shqetësimet amerikane. Sekretarja e Shtetit Klinton i ka bërë kërkesa konkrete kryeministrit Netanjahu rreth projektit të ndërtimit në kolonitë hebreje.

Ndërkohë që Ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman i ka cilësuar “të paarsyeshme” kërkesat e Uashingtonit, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll, ka shtyrë vizitën e tij në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›