Kriza, frenon te ardhurat doganore
Kriza ne ekonomine boterore i kane dhene kete vit efektet tek realizimi i te ardhurave doganore. Per here te pare gjate gjithe kesaj periudhe realizimi i te ardhurave plani doganore nuk ka mundur te kape as 90 per qind te planifikimit. Sipas te dhenave zyrtare te vete doganave rezulton qe ne periudhen janar korrik plani eshte realizuar vetem 88 per qind me nje mosrealizim qe shkon deri ne 55 milion euro. Mosrealizimi i kesaj periudhe duket se eshte shkaktuar me se shumti nga karburantet. Shifrat doganore tregojne se gati gjysma e deficitit doganave iu eshte shkaktuar nga nje mall i vetem qe jane karburantet, te cilet zene cerekun e te ardhurave. Keshtu ndonese ne sasi krahasuar me 6 mujorin e 2008 ku jane zhdoganuar 182 mije ton karburante kemi rritje ne rreth 190 mije ton ne vlere ndodh e kunderta. Ulja e cmimit ka sjelle, qe nga nafta te merren 10.6 miliarde leke, ne nje kohe qe nje vit me pare ishin mbledhur 12.3 miliarde leke. Por renia e te ardhurave te doganave eshte njekohesisht edhe pasoje e renies se volumit te tregtise me jashte. importet e vendit kane rene krahasimisht kete gjashtemujore me 5 miliarde leke, kurse eksportet me 700 milione. Keto tregues jane sinjale te forta te veshtiresive ne rritje, me te cilat pritet te ndeshen doganat e per pasoje edhe te ardhurat e buxhetit.