E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, nis punen me projektbuxhetin 2010

Qeveria e re dhe Parlamenti i ri duket se do te nisin nga puna me projektbuxhetin e ri 2010. Aktualisht projektligji me i rendesishem financiar eshte ne fazen e pergatitjes. Ministria e Financave ka shperndare tavanet e fondeve per te gjitha institucionet, nderkohe qe ministrite dhe institucionet e tjera, i kane dorezuar kerkesat ne dikasterin e financave. Keshtu qe qeveria e re duket se do te nise pune me shqyrtimin e projektligjit me te rendesishem te qeverise. Gjithashtu kjo do te jete vlefshme edhe per Parlamentin, ku sezoni i vjeshtes si zakonisht spikat per diskutimet qe ngjall projektbuxheti. Ministria e Financave po synon te krijoje nje tradite, ne te cilen projektbuxheti te jete miratuar te pakten dy muaj perpara mbylljes se vitit. Me kete veprim synohet qe projektbuxheti te nise nga zbatimi, qe ne 1 janar te vitit pasardhes. Ne kuader te rishikimit, te realizimit te buxhetit te vitit 2009, eshte aplikuar nje reduktim i tavaneve te shpenzimeve kapitale te brendshme per vitin 2010, per disa prej institucioneve buxhetore, nder te cilat jane: Ministria e Ekonomise, Ministria e Bujqesise, Ministria e Transportit, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Shkences, Ministria e Shendetesise, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor. Per te gjitha keto institucione, Ministria e Financave thekson se reduktimet e tavaneve te shpenzimeve kapitale, nuk duhet te ndikojne ne permbushjen e projekteve prioritare te investimeve, te percaktuara ne buxhetin afatmesem 2010-2012.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›